By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Apple ende i “fiksuar” pas iPhone tërësisht prej xhami
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Apple ende i “fiksuar” pas iPhone tërësisht prej xhami
Teknologji

Apple ende i “fiksuar” pas iPhone tërësisht prej xhami

admin
Last updated: 04/04/2025 17:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kompanisë Apple i është dhënë një patentë në SHBA, e cila lidhet me kuvertat e plota të bëra nga xhami, që mund të përdoren për pajisje të ardhshme, duke përfshirë iPhone, Apple Watch dhe madje edhe Mac Pro.

Patentë parashikon pajisje të cilat kanë të gjitha sipërfaqet e jashtme, përfshirë pjesët e përparme, të pasme dhe anësore, të bëra nga xhami, duke krijuar një pamje të përsosur dhe të tejdukshme me një ndërfaqe rrotulluese, që mund të përdoret nga çdo kënd.

Përveç estetikës, kuvertat e xhamit do të ofronin mundësi të reja interaktive. Apple përshkruan zona të ndjeshme ndaj prekjeve dhe presionit, të cilat shtrihen në anët dhe pjesën e pasme të pajisjes, duke krijuar ndërfaqe të shumëfishta që do të adaptoheshin në varësi të mënyrës se si përdoruesi mban ose orienton pajisjen. Gjithashtu, përmenden mekanizma për çmontimin e pajisjes për riparime.

Për iPhone, patentë ilustron një dizajn me xham gjashtëkëndor, ku ekrani mund të shfaqet në çdo sipërfaqe, me vend për komponente si altoparlantë dhe mikrofon. Ndërfaqja e përdoruesit do të lëvizë dinamikisht në varësi të orientimit të pajisjes, duke mundësuar ndërveprime kontekstuale pa marrë parasysh se nga cili kënd është orientuar pajisja ndaj përdoruesit.

Dokumentacioni përfshin gjithashtu koncepte për produkte të tjera të Apple, përfshirë një Mac Pro prej xhami me një formë tetëkëndore dhe një Apple Watch të bërë thuajse tërësisht nga xham i tejdukshëm.

Disa dizajne kanë anë të deformueshme, që lejojnë përdoruesin të kryejë veprime duke ushtruar presion, si për shembull shtypja e anëve të iPhone për të kontrolluar riprodhimin e multimedias ose për të rregulluar volumin. Disa ide përkujtojnë gjithashtu eksperimentet e mëparshme të Apple me hyrje të ndjeshme ndaj presionit, si teknologjia 3D Touch.

Hulumtimi i Apple për kuvertat e xhamit nuk është diçka e re. Kompania ka hetuar këtë teknologji për më shumë se 10 vjet. Ish-kreu i dizajnit Jony Ive kishte dëshirë të prodhonte një iPhone nga një copë e vetme xhami që do të dukej si një njësi e pandashme.

Sigurisht, patentat nuk garantojnë që këto pajisje do të dalin në treg, por ato ofrojnë një vështrim në vizionin afatgjatë të mundshëm të Apple për dizajne më imerzive dhe interaktive të pajisjeve. /

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Real Madridi del kundër vendimit të UEFA-s për Rudigerin, Mbappen dhe Ceballos
Next Article Nga frika e klientëve agresivë dhe protestuesve – ‘dhoma sigurie’ për punonjësit në dyqanet e Teslas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?