By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arbër Ademi intervistë për Zhurnal: Agresioni rus në Ukrainë, tregon se anëtarësimi ynë në NATO ishte një hap i drejtë dhe i duhur!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Intervista > Arbër Ademi intervistë për Zhurnal: Agresioni rus në Ukrainë, tregon se anëtarësimi ynë në NATO ishte një hap i drejtë dhe i duhur!
IntervistaMaqedoniNATOTOP LAJM

Arbër Ademi intervistë për Zhurnal: Agresioni rus në Ukrainë, tregon se anëtarësimi ynë në NATO ishte një hap i drejtë dhe i duhur!

admin
Last updated: 22/12/2023 15:43
By admin 11 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 dhjetor – Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, në intervistën për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, flet për Maqedoninë e Veriut si vend anëtar i NATO-s, por edhe për procesin deri te arritja e këtij synimi, si politikan dëshmitar i këtyre ngjarjeve. Në këtë intervistë të realizuar në kuadër të projektit “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”, Ademi vlerëson se pas anëtarësimit në NATO duhej më shpejtë të rrumbullakohej edhe procesi i integrimit tonë në BE, duke vendosur theksin edhe tek problemet bilaterale që shkaktuan vonesa të caktuara në këtë rrugë, si dhe te diskursi anti-evropian i disa partive maqedonase, që vlerëson se është realitet, sado që mundohet të kamuflohet.

Zhurnal: Sa është faktorizuar Maqedonia e Veriut si shtet pas anëtarësimit në NATO?

Arbër Ademi: Sigurisht se Maqedonia e Veriut pas anëtarësimit në NATO është faktorizuar shumë në arenën ndërkombëtare, por ka edhe një efekt të brendshëm për arsye se tashmë çështja e sigurisë së Maqedonisë së Veriut nuk është një çështje e brendshme e cila e tangon vetëm vendin tonë, por e tangon gjithë Aleancën Veri-atlantike të NATO-s, ku jemi krah për krah edhe me 29 shtet tjera, përfshirë këtue edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye të kësaj Aleance. Kjo vjen në shprehje veçmas sot në këto rrethana, ku kemi një agresion brutal ushtarak rus në Ukrainë si shtet i pavaruar dhe sovran, ku cenohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës, ne mund ta nxjerrim një konkluzion se sa është e rëndësishme të jesh vend anëtar i NATO-s, sa është e rëndësishme të jesh krah për krah me vendet perëndimore, të cilat janë garant i paqes dhe i sigurisë në botë. Prandaj përfitimet janë të shumta dhe kjo është përgjigja më e mirë se kemi marrë vendime të duhura me çka kemi siguruar një perspektivë të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.

Zhurnal: Rruga nuk ishte e lehtë, ju ishit ministër në kohën kur u ratifikua Marrëveshja e Prespës si hap i fundit para anëtarësimit në NATO, por keni përcjellë prej së afërmi zhvillimet edhe në Kuvend edhe jashtë Kuvendit. Si i komentoni nga kjo perspektivë ato zhvillime, a kishte vend për të humbur shpresën se ndoshta procesi do të dështojë edhe një herë siç dështoi në Bukuresht?

Arbër Ademi: Me ju thënë të drejtën asnjëherë nuk kam menduar se ky proces do të dështojë, për arsye se kam qenë i bindur, kemi qenë të bindur të gjithë politikanët e asaj kohe, të kësaj kohe, që kanë një orientim të qartë pro perëndimor. Kemi qenë të bindur se do të dalim triumfues, duke qenë të sigurt se kemi ndërmarrë vendimin e duhur. Ja sot, pesë vite pas vitit 2018, ne mund të nxjerrim konkluzione lidhur me atë se a ka qenë e dëmshme, apo nuk ka qenë e dëmshme Marrëveshja e Prespës veçanërisht tek blloku maqedonas, tek bashkëqytetarët maqedonas, sepse jemi përballur me një ashpërsi të dezinformatave të shumta të asaj kohe. Si rrjedhojë e atyre dezinformatave, unë besoj se edhe dalja në referendum nuk ishte aq sa do të reflektonte në mënyrë të drejtë vullnetin e qytetarëve për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Prandaj ai debat, i cili u zgjat lidhur me Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës, por edhe problemet që e shoqëruan gjithë atë debat pas përfundimit, duke mos nënshkruar presidenti dekretin, duke u vlerësuar pastaj edhe në Gjykatën Kushtetuese kushtetutshmëria e sjelljes së Ligjit për Ratifikim të Marrëveshjes së Prespës, gjatë gjithë kohës kam qenë i bindur se do të dalim triumfues, duke besuar se nuk mund ta tjetërsojmë Maqedoninë e Veriut e ta orientojmë kah Lindja, sepse nuk përket natyrshëm atje. Vendi i natyrshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut është me Perëndimin, sepse jo vetëm gjeografikisht ndodhemi në Evropë e në botën perëndimore, por edhe kultivojmë vlera të njëjta. Prandaj përkundër të gjitha këtyre peripecive-protestat, referendumi, mos-dekretimi, kontestimi para Gjykatës Kushtetuese, kam qenë i bindur se do të dalim triumfues, siç jam i bindur se do të dalim triumfues si bllok pro-evropian në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian me miratim të amendamenteve kushtetuese.

Zhurnal: Sa mendoni se e ka shkurtuar anëtarësimi në NATO rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së veriut në BE, si proces që është në rrjedhë?

Arbër Ademi: Me ju thënë të drejtën pritshmëritë e qytetarëve kanë qenë se pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës rruga jonë drejt hapjes së negociatave me BE-në do të jetë më e shkurtër se kjo rrugë të cilën tani po e ndjekim drejt hapjes së negociatave. Por ja, fatkeqësisht, vendet jo vetëm në bazë të kritereve të Kopenhagës, por edhe si rezultat i çështjeve bilaterale po mbeten peng në rrugëtimin e tyre pro-evropian. Fatkeqësisht pati ngecje në këtë rrugë…

Zhurnal: Po në plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE ka pasur ndikim anëtarësimi ynë në NATO?

Arbër Ademi: Edhe anëtarësimi në NATO edhe rruga jonë e gjatë-prej vitit 2001 ne kemi nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim, prej vitit 2005 gëzojmë statusin e vendit kandidat, prej vitit 2009 kemi marrë rekomandim nga Komisioni Evropian për hapje të negociatave, ndërsa negociatat u hapën vetëm vitin e kaluar, në vitin 2022 me një kusht që para Mbledhjes së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian të kemi miratim të ndryshimeve kushtetuese. Dhe kjo është fatkeqësia, po e përsëris edhe një herë për shkak se në forumet ndërkombëtare ku prezantoj si kryetar i Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane, ndaj mendimin i cili gëzon mbështetje nga shtetet më të zhvilluara se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për rrugëtimin evropian, por fatkeqësisht janë. Ju e dini, fillimisht ne u përballëm me propozimin për ndryshim të Metodologjisë së anëtarësimit, u provokuan zgjedhje të parakohshme si rezultat i mosmarrjes së datës për çelje të negociatave, e më pastaj ne u përballëm me veton bullgare. Kuptohet se anëtarësimi ynë në NATO sigurisht që ka shkurtuar rrugën për anëtarësim në BE, por pritshmëritë e qytetarëve dhe premtimet e partnerëve ndërkombëtarë që kanë qenë edhe publike, pas Marrëveshjes së Prespës kanë qenë që dyert e NATO-s të hapen menjëherë, kurse edhe negociatat me BE-në do të fillojnë menjëherë, në rastin e parë të mundshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga kjo perspektivë po e shohim se ka zgjatur pak rrugëtimi evropian… në fakt ka zgjatur shumë nëse kthehemi në retrospektivë që nga 2001-shi kur nënshkruam Marrëveshjen për Asocim dhe Stabilizim. Kjo sigurisht që ka edhe efekte negative. Tash jemi dëshmitarë se patëm një analizë të mendimit të qytetarëve lidhur me rrugëtimin tonë evropian dhe mbështetja e qytetarëve në realizimin e aspiratës sonë, përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim në BE ka rënë në nivelin më të ulët deri më sot. Në qoftë se dikur ka qenë mbi 90 për qind, mbi 80 përqind, mbi 70 për qind, vitin e kaluar ra në 64 për qind, për të rënë këtë vit në 60 për qind. Ky është niveli më i ulët i mbështetës së qytetarëve për rrugëtimin tonë evropian, por edhe euroskepticizmi është në nivelin e 12 për qindëshit. Dikush mund të thotë se 12 për qindëshi nuk përbën ndonjë shqetësim. Përkundrazi, për një vend si Republika e Maqedonisë së Veriut nukk a vend për 12 për qind të qytetarëve të cilët janë euro-skeptikë. Pastaj edhe dikursi i disa partive politike ka bërë që të bie mbështetja për BE-në. Kemi parti serioze politike, domethënë po flas prapë parti serioze e jo minore, jo të papërfaqësuara, por të përfaqësuara në Parlament, që hapur flasin se Bashkimi Evropian është i padrejtë, të cilat flasin se në BE nuk ka meritokraci, e jo rrallë flitet për shpërbërje të BE-së gjë që unë nuk e besoj fare. Mirëpo mjafton të shikojmë që te parti të caktuara të bllokut politik maqedonas kjo është pjesë e diskursit të përditshëm. Madje edhe tani në këto momente pasi që Ukraina dhe Moldavia filluan negociatat me Bashkimin Evropian, po të njëjtat parti politike theksojnë se si është e mundur Ukraina që nuk kontrollon 30 për qind të territorit të saj, në gjendje lufte të ketë përmbushur kriteret për hapje të negociatave, kurse Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s, mos të fillojë negociata. I gjithë ky diskurs, i tregon të zhveshura këto parti politike nga çfardo lloj maskimi, nga çfardolloj kamuflimi se anëtarësimin në BE e kanë vetëm përcaktim deklarativ, ndërsa në esencë angazhohen për diçka tjetër, e në radhë të parë për rritje të euroskepticizmit në vendin tonë, gjë që është për të ardhur shumë keq.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kabranov: Numri i rusofilëve në Maqedoni nuk është i vogël, por u dështoi propaganda kundër NATO-s
Next Article Intervistë me zv/ministrin e mbrojtjes, Tiron Jajaga: Falë anëtarësimit në NATO, Maqedonia e Veriut po kontribuon për paqen kolektive dhe paqen rajonale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?