By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës
Kosovë

Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

admin
Last updated: 01/10/2026 11:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim unik prej 20 vjet burgim Arbër Havollin për vrasjen e 6 shtatorit 2025 në Llapashticë të Epërme në Podujevë.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues Alban Ajvazi dhe anëtarët Adnan Kamberi dhe Gëzim Ademi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për veprën penale “Vrasje” i akuzuari u dënua me 19 vjet burgim. Kurse, për armëmbajtje pa leje u dënua me 2 vjet burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 20 vjet burgim.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale dhe atë 150 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pas pranimit të aktgjyki

Prezent në shpallje ishte vetëm avokati i të akuzuarit Havolli, Bekim Sfishta.

Ndryshe, më 9 shtator 2025, përmes publikimit të fotografisë, Policia e kishte shpallur në kërkim Havollin si të dyshuar për vrasjen e ndodhur më 6 shtator 2025 pasi ndodhej në arrati. Ai u arrestua më 23 tetor 2025.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 23 prill 2026, Arbër Havolli akuzohej se më 6 shtator 2025 rreth orës 19:30 në rrugën “Hysen Havolli” në fshatin Llapashticë e Epërme, Komuna e Podujevës, me dashje që të privojë nga jeta tani të ndjerin B.S., derisa viktima ishte në veturën e tij skaj të rrugës, saktësisht përballë marketit “Havolli”, i pandehuri fillimisht afrohet dhe bisedon, më pas shtie 9 herë me armë në drejtim të tani ndjerit, me ç’rast të njëjtin e privon nga jeta.

Me këtë, i pandehuri Havolli akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 të Kodit Penal.

Në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se me datë dhe kohë sikur në pikën 1 të dispozitivit të kësaj aktakuze, e deri më 23 tetor 2025, i pandehuri në kundërshtim me Ligjin për armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar armë të zjarrit prodhim turk, një karikator me 13 fishekë, të cilat gjatë kontrollit të Policisë janë gjetur dhe janë konfiskuar.

Me këtë, i pandehuri akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366, par. 1 të Kodit Penal.

You Might Also Like

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Portugalia priste pensionimin e Ronaldos pas Botërorit 2026
Next Article Joan Laporta mbështet një yll të Barcelonës për të fituar Topin e Artë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?