By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Arma” për mbrotje nga dezinformimi është verifikimi!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > “Arma” për mbrotje nga dezinformimi është verifikimi!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

“Arma” për mbrotje nga dezinformimi është verifikimi!

admin
Last updated: 24/03/2025 16:55
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Publikimet mediatike jo çdoherë përmbushin standardet profesionale gazetareske, dhe ky lëshim ka ndikuar negativisht në publik. Pasi numër i madh i qytetarëve nuk u besojnë mediave, dezinformatat i cilësojnë madje si lajme të rreme. Që parimisht nuk mund të jetë edhe lajm edhe i rremë, pasi për të qenë lajm duhet të jetë i vërtetë. Sidoqoftë, hulumtimi i fundit dëshmon që qytetarët nuk u besojnë mediave por nuk marrin mundin të verifikojnë atë që publikojnë mediat, shkruan Zhurnal.

Që të mbrohemi nga dezinformimi duhet të kryejmë procesin e verifikimit –

Edhe pse qytetarët dyshojnë në informacionet e publikuara nga mediat, rrallë marin masa për kontroll të besueshmërisë dhe vërtetësisë së tyre. Këtë e tregoi hulumtimi i mendimit publik “Praktikat dhe perceptimet e qytetarëve në kuptim të informimit dhe përballjes me dezinfomatat”, të cilin Instituti për Studime Komunikimi (ISK) e realizoi gjatë shkurtit. Zbatues i ankestës ishte Instituti për Demokraci “Sociatas civilis” në mostrën përfaqësuese prej 1.000 qytetarëve të moshës madhore nga rajone të ndryshme përgjatë shtetit.

Siç bëjnë të ditur nga ISK, të pyetur për aftësinë për njohjen e dezinfomatave, 41 për qind e të anketuarve vlerësojnë se ndonjëhrë kanë sukses, 29 për qind besojnë se gjithnjë mund ta detektojnë vërtetësinë e informacionit, përderisa 11 për qind e pranojnë se aspak nuk mund t’i dallojnë informacionet e rreme nga informacionet e vërteta. Megjithatë, madje 80 për qind e të anketuarve  rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë autorin e lajmit, ndërsa 71 për qind e të anketuarve rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë botuesin.

Sa i përket asaj sa shpesh ka ndodhur të ndajnë informacione për të cilat më vonë është konfirnuar se janë të pasakta, shumica e qytetarëve (52 %) vlerësojnë se ka ndodhur, por jo aq shpesh, përderisa 40 për qind të larta janë të sigurt se informacionet të cilat i ndajnë gjithmonë janë të vërteta. Lidhur me burimet e dezinformatave, 36 për qind e të anketuarve vlerësojnë se partitë politike janë burimi kryesor i përhapjes së dezinformatave, 12 për qind  e theksojnë sferën mediatike, ndërsa 4 për qind i përmendin institucionet shtetërore. Megjjthatë, gati gjysma e të anketuarve (47 %) vlerësojnë se ata bashkë janë shpesh burime të përhapjes së dezinformatave ndërmjet qytetarëve.

Perceptimi për besueshmërinë e mediave, sipas hulumtimit, është i ndarë: 29 për qind e qytetarëve dyshojnë në gjithçka që publikohet, ndërsa përqindje e njëjtë e kontrollojnë lajmin e njëjtë në media të tjera relevante, përderisa vetëm 21 për qind besojnë se nëse diçka publikohet, atëherë është e saktë. Lidhur me cilësinë e përmbajtjeve mediatike, 74 për qind e të anketuarve ndajnë mendim se mediat transmetojnë vetëm informacione themelore ose sipërfaqësore, pa analizë thelbësore. Tema me interes më të madh për të anketuarit janë: shëndetësia, financat publike dhe arsimi.

“Hulumtimi tregoi se 51 për qind e qyterarëve informohen disa herë gjatë ditës, përderisa 27 për qind e bëjnë këtë një herë në ditë, që dërgon në konkluzionin se një përqindje e lartë e të anketuarve çdo ditë informohen në tema të ndryshme. Televizioni, mediat sociale dhe portalet onllajn mbeten burimet më të shpeshta të informacioneve, përderisa më pak se 10 për qind bazohen në kontakte personale për marrjen e lajmeve”, qëndron në kumtesë.

ISK e ka realizuar hulumtimim e mendimit publik në kuadër të projektit “Shfrytëzo fakte”, që është mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup.

Si verifikohen lajmet?

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ekzistojnë disa pyetje të thjeshta që i duhen bërë vetes për ta vlerësuar cilësinë dhe rëndësinë e një lajmi, por edhe besueshmërinë e burimit të tij. Pra, para se ta lexoni një artikull ose të shikoni një video, duhet të merrni pak kohë për të menduar, për ta ushtruar mendimin tuaj kritik dhe për ta pyetur veten:

  • Kush është autori i lajmit, a është gazetar apo ekspert i asaj fushe?
  • Cila është natyra e mediat ose e publikuesit?
  • Nga vijnë informacionet?
  • A citohen burimet?
  • Kur daton informacioni?
  • Cilat janë qëllimet: të shesë, të informojë, të bindë, të trembë?

Për më tepër, për të fituar besueshmëri dhe për t’u konsideruar i saktë, informacioni duhet të konfirmohet nga burime tjera të informimit dhe/ose të jetë i disponueshëm në media të tjera. Kjo procedurë quhet kryqëzimi i informacionit me qëllim verifikimin e tij. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Të gjitha detajet nga rasti në Vushtrri
Next Article Një grua dhe një fëmijë janë goditur nga një veturë në vijat e këmbësorve në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?