By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Armando Broja romantik, festa surprizë për të dashurën! Lule dhe dedikime, organizimi i yllit të Kombëtares
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Armando Broja romantik, festa surprizë për të dashurën! Lule dhe dedikime, organizimi i yllit të Kombëtares
Showbizz

Armando Broja romantik, festa surprizë për të dashurën! Lule dhe dedikime, organizimi i yllit të Kombëtares

admin
Last updated: 03/08/2025 17:46
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Armando Broja është më i dashuruar se kurrë. Në çdo postim që e ka jashtë karrierës së tij të futbollit ai na i tregon këtë fakt më së miri. Qëkur nisi lidhjen e re me të dashurën shqiptare, duket se Broja nuk ka ndërmend ta fshehë këtë dashuri. Këtë herë në rrjetet sociale, ylli i Kombëtares sonë na ka treguar festën romantike që ka bërë për ditëlindjen e partneres së tij.

“Është diçka që zgjat gjithë jetën”, shkruante me tullumbace Broja, ku dukeshin edhe lule e petali të shtruar në tokë. Ditëlindja e partneres së tij mesa duket ka qenë një moment feste jo vetëm për çiftin, por edhe për familjarët e tyre, që kanë festuar së bashku me dy të rinjtë. Megjithatë, një moment romantik për këtë çift, duket se ka qenë. E si një djaloshi kokë e këmbë i dashuruar, sulmuesi i kuq e zinjve, nuk i ka kursyer detajet për të dashurën.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“Gëzuar ditëlindjen zemër” ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke na treguar në çdo detaj ndjenjën e fortë që ka për partneren e tij. Kjo festë private kaq romantike vjen vetëm pak ditë pasi çifti mbylli pushimet e tyre.

Sindi, një vajzë nga Përmeti që prej disa kohësh jeton në SHBA është e dashura e tij. Ylli i Kombëtares ka publikuar fotot duke shijuar ditët buzë detit dhe në bord të një jahti luksoz. Në fotot e postuara nga futbollisti, ata shihen shumicën e kohës afër njëri-tjetrit, duke shijuar ditë relaks dhe selfie romantike. Duket se vizita e Brojës në SHBA, është edhe mënyra më e mirë për të formalizuar kështu këtë lidhje. Vajza nga Përmeti jeton së bashku me familjen në SHBA dhe me vizitën e të dashurit të saj, duket se lidhja është konsoliduar edhe më shumë.

 

 

Historia e tyre është publikuar për herë të parë gjatë festimit të Shën Valentinit, ku Broja u shfaq pranë Sindit dhe këtë herë e zyrtarizoi lidhjen. Ai e ka prezantuar Sindin me familjarët e tij, duke e postuar në rrjetet sociale, ndërsa ajo ka preferuar një angazhim më modest në publik. Në një intervistë të fundit, ai përmendi se nuk ka dedikuar ende gol, por shpreson që t’i kushtojë diçka të veçantë “vajzës së tij”.

Në të njëjtën bisedë, Broja sqaroi se Sindi, nga Përmeti, po jeton prej vitesh në SHBA dhe preferon të mbajë profil të ulët. Çifti është njohur nëpërmjet miqve të përbashkët gjatë udhëtimeve të tyre, dhe se lidhja është serioze. Sindi ka një profil privat në Instagram, me pak ndjekës, dhe shfaqet së rrallë në fotot publike me Brojën. Gjithçka tregon se ata e festivalizuan Shën Valentinin në Angli, ku ai e ka pritur pranë shtëpisë së tij, dhe më vonë e ka prezantuar familjarëve.

Në krahasim me lidhjet e mëparshme, ky kapitull duket më i qetë dhe më familjar, me Brojën që e ka bërë të qartë se qëndron pranë Sindit edhe në jetën private. Pushimet janë një ndalesë e shkëlqyer para një vere të nxehtë sportive.

You Might Also Like

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Një teori konspirative po bën xhiro, njerëzit dyshojnë se sozia e Shakirës performoi në Kupën e Botës

Bëhet viral kërcimi i Shakirës me punonjësin e stadiumit

Videoja që i bëri të gjithë të qeshin: Një gazetar argjentinas ndërpreu transmetimin e tij ‘live’ për të bërë një foto me Shakirën

Një bashkim botësh muzikore në hapjen e Kupës së Botës, legjenda Andrea Bocelli performoi me yllin e K-Pop EJAE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda
Next Article Fotot nga paparazzi/ Sarah gjithnjë më shumë pranë të motrës dhe larg Dj PM! Dy blogereve ua merr vëmendjen telefoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?