Stilisti dhe make up artisti i njohur Armend Ramadani pas disa sfidave shëndetësore që kishte pak muaj më herët, ka vendosur që të shpërngulet në Kosovë për të jetuar, më saktë në qytetin e Ferizajit.
Këtë e ka bërë të ditur vet Armendi në rrjetet sociale, ku tashmë ka treguar edhe lokacionin ku është vendosur për banim dhe lokalin e tij në të cilin do të vazhdojë veprimtatinë siç thotë ai, të të bukurës.
Postimi i plotë:
Të dashurit e mi,
Falë Zotit përsëri jam shumë mirë me shëndet dhe po i kthehem përkushtimit tim jetësor, klientëve të mi. Një fillim i ri, i bukur e plot sfida!
Adresë e re, dashuri e vjetër për të bukurën e të përsosurën!
Mirësevini në zemrën e Ballkanit, Panorama Residence – Ferizaj
ART FASHION PËRSËRI ME JU!