By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Armëpushimi në Gaza do të fillojë në orën 6:30 (GMT) të dielën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Armëpushimi në Gaza do të fillojë në orën 6:30 (GMT) të dielën
Bota

Armëpushimi në Gaza do të fillojë në orën 6:30 (GMT) të dielën

admin
Last updated: 18/01/2025 10:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit ka njoftuar se marrëveshja e armëpushimit për Rripin e Gazës do të hyjë në fuqi në orën 08:30 me orën lokale (06:30 GMT), të dielën, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ministrisë, Majed Al-Ansari, konfirmoi zhvillimin në rrjetet sociale.

“Siç u koordinua nga palët në marrëveshje dhe ndërmjetësit, armëpushimi në Rripin e Gazës do të fillojë në orën 8:30 të mëngjesit të së dielës, 19 janar, sipas kohës lokale në Gaza”, tha Al-Ansari.

“Ne këshilluam banorët të marrin masa paraprake, të kenë kujdes maksimal dhe të presin udhëzime nga burime zyrtare”, shtoi ai.

Të mërkurën, Katari njoftoi një marrëveshje armëpushimi të përbërë nga tre faza për t’i dhënë fund më shumë se 15 muajve të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, me armëpushimin që do të hyjë në fuqi të dielën.

Të paktën 46.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë dhe më shumë se 110.600 të tjerë u plagosën në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi
Next Article Kryeministri Mickoski niset për në SHBA për inaugurimin e Donald Tramp

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?