By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestimet e ish-ministrave nga SPAK, Rama: Ata që ishin deri një karrige larg nga unë…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Arrestimet e ish-ministrave nga SPAK, Rama: Ata që ishin deri një karrige larg nga unë…
Shqipëri

Arrestimet e ish-ministrave nga SPAK, Rama: Ata që ishin deri një karrige larg nga unë…

admin
Last updated: 01/02/2025 16:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në një fjalim para anëtarëve të Kuvendit Rinor të Partisë Socialiste, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama u ndal tek një nga arritjet kryesore të mandatit të tij, Reforma në Drejtësi. Rama theksoi rëndësinë e kësaj reforme si një hap thelbësor për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë e ndërtimit të një shteti funksional, të drejtë dhe të besueshëm.

Ai përmendi gjithashtu përpjekjet e fundit për luftën kundër korrupsionit, duke përmendur arrestimet e ish-ministrave dhe kryebashkiakëve të Partisë Socialiste nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), duke treguar angazhimin e qeverisë për të pastruar institucionet dhe për të sjellë drejtësi për të gjithë qytetarët. Rama theksoi se këto veprime janë pjesë e një procesi më të gjerë për forcimin e ligjit dhe përmirësimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.

“Ata mund t’ju thonë se jemi një çetë hajdutësh, sepse ky dhe ai që deri dje ishin me ne, madje edhe një karrige më tutje nga unë, janë sot në duart e drejtësisë apo janë në kërkim nga drejtësia, por ju do t’i thoni vetes dhe të tjerëve se po të mos ishim ne socialistët që përdorëm pushtetin tonë për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, sot nuk do të kishte asnjë njeri të pushtetit të sotëm dhe të djeshëm para drejtësisë siç nuk pati që prej vitit 1912, kur ne bëmë Reformën në Drejtësi. Reformën në Drejtësi ne e bëmë siç e thamë jo për të luftuar kundërshtarët, por për t’u dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti”, u shpreh Rama.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meta: Rama më ka marrë peng! Ish-presidenti lidhje audio nga burgu me konventën e PL
Next Article Përfshirja e të miturve në krime, dominon mosha 13 deri 18 vjeç. Mbi 100 të prangosur vetëm në Fier

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?