By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestimi i Damkës nxit reagime brenda komuniteti turk, bashkëpartiakët me mesazhe përkrahëse për të
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arrestimi i Damkës nxit reagime brenda komuniteti turk, bashkëpartiakët me mesazhe përkrahëse për të
Maqedoni

Arrestimi i Damkës nxit reagime brenda komuniteti turk, bashkëpartiakët me mesazhe përkrahëse për të

admin
Last updated: 10/02/2025 14:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bashkëpartiakët e ministrit të MZhR-së dhe kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka kanë publikuar mesazhe përkrahëse në adresë të tij, pas lajmit për arrestimin e lidhur me dyshimin për sulm dhe kanosje në Prizren.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç ka shprehur qëndrimin se e vërteta do të dalë në shesh.

“Jemi me ty, kryetar, kundër padrejtësisë dhe shpifjeve. Edhe këto ditë do të kalojnë, e vërteta do të dalë në shesh”, ka shkruar Krasniç.

Kryetari i degës së KDTP-së në Prizren, Erim Berișa ka shprehur qëndrimin se kryetari i kësaj partie, Fikrim Damka përfaqëson unitetin dhe forcën e komunitetit turk të Kosovës.

“Kryetari i Përgjithshëm i partisë sonë, Fikrim Damka, është përfaqësuesi i unitetit dhe forcës së komunitetit tonë. Asnjë akuzë, gënjeshtër, shpifje apo manipulim nuk do ta ndryshojë këtë realitet. Jemi me ty, kryetar”, ka shkruar Berișa.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Unioni i shoqatave turke të Kosovës (TUDEB). Ky union ka shprehur qëndrimin kundër përpjekjeve për dëmtimin e komunitetit turk të Kosovës dhe liderëve politikë të këtij komuniteti.

“Si TÜDEB, me synimin për të siguruar përfaqësimin e komunitetit tonë në institucionet shtetërore dhe vazhdimësinë e ekzistencës sonë si shoqëri, ne mbështesim rrugën ku përfaqësuesit tanë politikë marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë demokratike dhe ku çdo individ, me vullnet të lirë, mbështet kandidatët dhe subjektet që i konsideron të përshtatshme dhe të afërta me vlerat e tij”, thuhet në këtë reagim.

Në të njëjtën kohë ka shprehur mbështetjen për përfaqësimin e komunitetit turk në Qeverinë e Kosovës përmes shfrytëzimit të drejtave demokratike.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit, bazuar në publikimet në portale të ndryshme dhe në rrjetet sociale për Kryetarin e Përgjithshëm të KDTP-së, si një union dhe si një komunitet që përfaqëson turqit e Kosovës, dënojmë ashpër çdo përpjekje që mund të dëmtojë komunitetin tonë apo të krijojë fushata denigruese kundër tij. Ne theksojmë se mbështesim gjithmonë përfaqësimin e fuqishëm të komunitetit tonë në Qeverinë e Kosovës, duke shfrytëzuar të drejtat demokratike që na takojnë, pa u dëmtuar as komuniteti ynë dhe as subjektet tona politike”, thuhet në reagimin e TUDEB.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gena dhe Mimoza Shkodra sjellin këngën e re “Tradhtia”
Next Article Cilat janë simptomat e depresionit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?