By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit dhe rajonet e tjera
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit dhe rajonet e tjera
Kronika

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit dhe rajonet e tjera

admin
Last updated: 26/08/2026 13:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 gusht, argument.mk/ – Hetuesit Policorë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjilan, pas një pune të mirë organizuar dhe një hetimi të gjatë e intensiv të zhvilluar në koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë ndërmarrë një sërë veprimesh operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar meshkuj.

Sipas njoftimit të Policisë, nga personat e arrestuar, dy janë shtetas të Republikës së Kosovës ndërsa një është shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Tutje në raport thuhet se të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim dhe si pjesë e një grupi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për një periudhë të gjatë kohore, kanë kryer disa vepra penale të vjedhjes së rëndë në rajonin e Gjilanit dhe gjithashtu dyshohet edhe në rajone të tjera të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu një person tjetër i njohur për Policinë dhe i dyshuar për përfshirje si pjesë e grupit në këto veprimtari kriminale është identifikuar dhe është vënë në kërkim policor me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij. Në kuadër të këtij hetimi janë realizuar edhe bastisje në disa lokacione në qytetin e Gjilanit, Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Ndërsa gjatë hetimeve janë sekuestruar prova dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale të personave të dyshuar. Në mesin e sendeve të sekuestruara pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për komunikim, maskim dhe mjete për hapje me forcë të dyerve, kasafortave dhe objekteve të tjera, me qëllim të kryerjes së vjedhjeve”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ndaj tyre janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme ligjore.

“Hetimet janë duke vazhduar në mënyrë të koordinuar për dokumentimin e plotë të rasteve, identifikimin e veprave të tjera të mundshme dhe sigurimin e provave relevante që ndërlidhen me aktivitetin e dyshuar kriminal të grupit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit, parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale si dhe në sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Burri e kishte mbyllur dhe dhunuar fizikisht, policia e arrestoi

3 të mitur sulmohen fizikisht nga bashkëmoshatarët në Novo Sellë të Kumanovës

Bastisje në rrethinë të Strumicës, gjendet drogë – ndalohen dy persona

Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar

Përfshihen nga zjarri tri vetura në Prishtinë dhe një pjesë e një shtëpie

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Pushimet para se jeta të nisë me të vërtetë”, Ana dhe Kevin ndajnë momente nga bregdeti shqiptar
Next Article Viti i ri akademik nis më 5 tetor, Kumbaro: Universitetet me hapësira të reja dhe moderne
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?