MPB Maqedoni njofton se dje (26.01.2025) rreth orës 22.30 në rrugën “Karaorman” në Manastir, nga ana e punonjësve policorë nga Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar në SPB Manastir, e kanë privuar nga liria M.K (24).
Siç njoftojnë nga MPB, ai kërkohej me nëntë fletarrest qendror nga burgu Idrizovë, Burgu i Shkupit dhe Prokuroria Themelore Publike në Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej 11 vite e tre muaj.
