SPB Tetovë njofton se dje (27.01.2025), në rrugën е “Lubotenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar B.Q. (32) nga Tetova.
Siç thonë nga SPB Tetovë, ai kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vite, katër muaj e 26 ditë për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje të rënda”.