By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH: 40 përqind e të papunëve janë shqiptarë, ndërsa VLEN krenohet me “thërrime”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH: 40 përqind e të papunëve janë shqiptarë, ndërsa VLEN krenohet me “thërrime”
Maqedoni

ASH: 40 përqind e të papunëve janë shqiptarë, ndërsa VLEN krenohet me “thërrime”

admin
Last updated: 31/08/2026 16:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka kritikuar koalicionin VLEN për politikat e punësimit.

ASH shton se, situata është edhe më paradoksale duke pasur parasysh se mbi 60 përqind e punëdhënësve deklarojnë se kanë nevojë për punëtorë, ndërsa në vend ka më shumë se 10 mijë vende të lira pune. Në të njëjtën kohë, Qeveria ka hapur kuota për punësimin e rreth 10 mijë punëtorëve të huaj.

“35.757 shqiptarë figurojnë si të papunë aktivë. Plot 40,3% e të gjithë të papunëve në vend janë shqiptarë. Në të njëjtën kohë mbi 60% e punëdhënësve thonë se kanë nevojë për punëtorë, ka mbi 10 mijë vende të lira pune, ndërsa Qeveria hap kuota për 10 mijë punëtorë nga jashtë”, thonë nga ASH.

Nga ASH-ja pyesin se ku është VLEN në këtë situatë dhe kritikojnë mënyrën se si koalicioni paraqet punësimet si sukses të qeverisjes së tij.

“VLEN krenohet me rreth 2.000 punësime dhe avancime, ndërsa Mickoski flet për 17.000 vende të reja pune. Edhe këtë shifër modeste e fryjnë duke i futur bashkë punësimet dhe avancimet”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas partisë, ndërkohë vazhdon emigrimi i shqiptarëve drejt vendeve evropiane, veçanërisht Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë.

“Kur 40% e të papunëve janë shqiptarë, ndërsa pushteti shqiptar krenohet me thërrime, shpërngulja nuk duhet të habisë askënd”, theksojnë nga ASH.

Ata akuzojnë VLEN-in se nuk po krijon perspektivë për të rinjtë shqiptarë dhe se është fokusuar më shumë në pozitat e pushtetit sesa në zgjidhjen e problemeve ekonomike.

“Maqedonia po importon punëtorë. Shqiptarët po eksportojnë fëmijët e tyre. Dhe VLEN vazhdon të numërojë funksionet e veta si sukses”, thuhet në reagim.

Në fund, ASH e cilëson këtë si bilancin e qeverisjes së VLEN-it, duke deklaruar: “Më shumë pushtet për VLEN-in, më pak shqiptarë në vend.”

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kremlini: Samiti Putin-Trump-Zelenskyy është i mundur vetëm për të finalizuar marrëveshjet e Ukrainës
Next Article Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?