By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH-krahu i Selës: Liçencat në gjuhën shqipe i bllokon Siljanovska e VLEN-it, me porosi të Qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH-krahu i Selës: Liçencat në gjuhën shqipe i bllokon Siljanovska e VLEN-it, me porosi të Qeverisë
Maqedoni

ASH-krahu i Selës: Liçencat në gjuhën shqipe i bllokon Siljanovska e VLEN-it, me porosi të Qeverisë

admin
Last updated: 09/01/2025 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 janar – Ndaj vendimit të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, pasi me veton e vendosur, presidentja bllokoj licencat dygjuhësore për çerdhet.

Nga ASH thonë se ky veprim i presidentes është koordinuar me qeverinë siç e quajnë ata monoetnike, duke e kritikuar dhe VLEN-in që në zgjedhjet e fundit presidenciale e përkrahën Siljanovskën për presidente.

Reagimi i plotë:
Liçencat në gjuhën shqipe i bllokon Siljanovska e Vlenit, me porosi të Qeverisë
Pushteti Vlen-DPMNE vazhdon të luftojë gjuhën shqipe dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve përmes instrumenteve alternative, kësaj radhe përmes presidentes Siljanovska-Davkova e cila ka refuzuar të dekretojë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, në të cilin parashihet dhënia e liçencave edhe në gjuhën shqipe. Ky veprim është kryekëput i Qeverisë, por vetëm se realizohet përmes presidentes, ashtu si edhe vendime të tjera që janë realizuar herë përmes Gjykatës Kushtetuese e herë përmes institucioneve të tjera.

Ky rast nxori në pah jo vetëm paaftësinë, por edhe hipokrizinë e Vlenit, të cilët në zgjedhjet e fundit presidenciale u mobilizuan që t’i sigurojnë cenzusin presidentes, duke e arsyetuar me marrëveshjen për qeverisjen jolegjitime që kishin arritur me mandatarin Hristijan Mickoski. Sot zyrtarë të këtij koalicioni jolegjitim derdhin lotë krokodili dhe shtiren sikur presidentja të jetë e ardhur nga ndonjë planet tjetër.

Vasalitetin e Vlenit po e paguajnë shtrenjtë shqiptarët, ndërsa hipokrizia e tyre është vetëm një tentim për t’ua nënçmuar edhe intelegjencën.

Davkovën e sollët ju! Ligjin e bllokoi pushteti juaj jolegjitim dhe monoetnik.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati
Next Article Janevska: Do të finalizohen disa nene të Propozim- ligjit për arsimin e mesëm dhe më pas do të kthehet në Kuvend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?