By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH: Rruga drejt BE-së mbetet e hapur por qeveria aktuale po e bllokon atë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH: Rruga drejt BE-së mbetet e hapur por qeveria aktuale po e bllokon atë
Maqedoni

ASH: Rruga drejt BE-së mbetet e hapur por qeveria aktuale po e bllokon atë

admin
Last updated: 08/07/2026 18:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 korrik Zhurnal.mk – Deklaratat e komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e vërtetojnë edhe një herë atë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë prej kohësh se rruga drejt anëtarësimit është e hapur, por qeveria aktuale nuk po e shfrytëzon atë.

Kos edhe njëherë ishte e qartë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet kushti i domosdoshëm për nisjen formale të negociatave, dhe pa konsensus ndërpartiak për Kodin Zgjedhor, momentumi aktual rrezikon të shkojë dëm.

Fakti që BE parashikon pranimin e një anëtari të ri nga Ballkani Perëndimor deri në 2028 e bën edhe më të rëndë përgjegjësinë e klasës politike vendase. Ndërsa Mali i Zi po përgatitet të përfitojë trefish më shumë mjete financiare nga BE-ja falë përparimit të tij, Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet pas, jo për shkak të kushteve të jashtme, por për shkak të paaftësisë për vendimmarrje të brendshme dhe mungesës së vullnetit politik.

Premtimet e VLEN-it për prioritetin evropian dhe kërcënimet për rishqyrtim të pjesëmarrjes në qeveri, në mungesë të veprimit konkret, kanë mbetur thjeshtë retorikë.

Çdo vit vonesë si pasojë e bllokadës do të thotë humbje e shumë mundësive, do të thotë më pak investime, një vit me standard më të ulët jetese, një vit me më shumë emigrim të të rinjve që zgjedhin Evropën jo nëpërmjet institucioneve të vendit të tyre, por këtë e bëjnë duke braktisur vendin.

Është absurde dhe e papranueshme që një vend i cili është ndër të parët në rajon që ka fituar statusin kandidat me nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, e ndryshoi emrin e shtetit të mos jetë gati të hedh hapin e fundit, të miratojë ndryshimet kushtetuese për hapjen e negociatave

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë liderë që luftojnë për integrimin evropian me të njëjtën energji që luftojnë për pushtet. Ngecja aktuale nuk është fatkeqësi është zgjedhje.Dhe për këtë zgjedhje, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

You Might Also Like

Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën

Përfundon procedura tenderuese për 150 autobusë, priten rezultatet e vlerësimit të ofertave

Salmonela shkaktoi helmimin masiv me ushqim te punonjësit e “Mikrosam” në Prilep

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sharaa: Siria ka bërë arritje të madhe me heqjen e sanksioneve të SHBA-së dhe mbështetjen nga Turqia dhe vendet e Gjirit
Next Article U ndalohet hyrja në Shqipëri zyrtarëve të VLEN-it, Qoku, Azizi dhe Murtezani
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?