By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH: VLEN ia mori 6 milionë € bulevardit “HASAN PRISHTINA”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH: VLEN ia mori 6 milionë € bulevardit “HASAN PRISHTINA”
Maqedoni

ASH: VLEN ia mori 6 milionë € bulevardit “HASAN PRISHTINA”

admin
Last updated: 31/08/2026 13:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Aleanca për Shqiptarët pas BDI-së kanë reaguar për çështjen e ridestinimit të 6 milionë eurove.
Komunikata e plotë:
Gjashtë milionë euro të destinuara për Bulevardin “Hasan Prishtina”, arterien që duhet ta lidhë Shkupin me rrugën drejt Kosovës, janë marrë dhe janë ridestinuar për një projekt tjetër.
Dhe çfarë bën VLEN-i?
Në vend që të tregojë se ku mbeti premtimi për ndërtimin e kësaj rruge, sulmon opozitën dhe përpiqet ta mbulojë skandalin me propagandë.
Paratë ekzistonin. Ishin destinuar për projektin. Projekti ishte i njohur. VLEN kishte premtuar se rruga do të ndërtohej. Sot 6 milionë euro po largohen prej saj.
Çfarë duhet t’u thotë VLEN shqiptarëve të Shkupit, Çairit, Butelit, Shuto Orizares, Vizbegut dhe gjithë atyre që çdo ditë përballen me kaosin e Rrugës së Kaçanikut?

Se duhet të presin përsëri?
Se lidhja moderne e Shkupit me Kosovën mund të sakrifikohet pa asnjë problem? Se 6 milionë euro të destinuara për këtë aks mund të zhduken nga projekti dhe shqiptarët duhet të kënaqen me arsyetime partiake? VLEN erdhi në pushtet duke premtuar rezultate. Tani po bëhet mburojë politike e vendimeve që i lënë projektet me rëndësi jetike për shqiptarët pa financim.

Edhe më skandaloze është përgjigjja e tyre. Në vend të një afati, një projekti dhe një garancie konkrete për Bulevardin “Hasan Prishtina”, qytetarëve u serviren akuza ndaj të tjerëve.
Qytetarëve nuk u duhen konferenca për shtyp.U duhet rruga. U duhet bulevardi. U duhet lidhja me Kosovën.
Dhe mbi të gjitha, duan përgjigje se përse 6 MILIONË EURO të destinuara për “Hasan Prishtinën” u morën dhe u çuan diku tjetër.
VLEN duhet të përgjigjet para shqiptarëve. Ku mbeti Bulevardi “Hasan Prishtina”? Ku mbeti premtimi? Dhe kush dha pëlqimin që 6 milionë eurot të largohen nga ky projekt?

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga Bayern Munich te një tjetër klub gjerman, Arijon Ibrahimovic pranë transferimit
Next Article Çmime të reja të derivateve të naftës, ulet dizeli, shtrenjtohet benzina
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?