By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASK, BQK dhe Ministria e Financave me marrëveshje në fushën e statistikave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASK, BQK dhe Ministria e Financave me marrëveshje në fushën e statistikave
Maqedoni

ASK, BQK dhe Ministria e Financave me marrëveshje në fushën e statistikave

admin
Last updated: 22/08/2024 09:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Të mërkurën është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet tri institucioneve të vend, Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Në njoftimin e ASK-së thuhet se qëllimi i kësaj Marrëveshjeje Mirëkuptimi (MeM) ndërmjet tri institucioneve është bashkëpunimi institucional dhe përgjegjësitë e tri institucioneve nënshkruese në fushën e statistikave makroekonomike dhe financiare.

“Kjo Marrëveshje është e rregulluar sipas ligjeve kombëtare, duke zbatuar standardet e parashikuara në aktet ligjore të BE-së, si dhe në Programet Zyrtare Vjetore për Sistemin Kombëtar Statistikor”, thuhet në njoftim.
Avni Kastrati nga ASK theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional për t’i përmbushur udhëzimet statistikore ndërkombëtare për cilësinë e të dhënave, siç përshkruhen në Marrëveshjen e Mirëkuptimit të tri institucioneve ASK-MFPT-BQK.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili tha se kjo marrëveshje formalisht e shënon një koordinim ndërinstitucional të të tri institucioneve prodhuese të statistikave për avancimin e sistemit statistikor të Kosovës nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS), si një standard më i avancuar, i cili promovon përmirësimin e kualitetit, transparencës dhe disponueshmërisë së informatave statistikore.

Ndërkaq, ministri Murati tha se kjo Marrëveshjeje është edhe një hap drejt standardizimit dhe krahasimit ndërmjet platformave, si dhe ndërlidhja e këtyre platformave, duke evituar kështu edhe çështjen e privatësisë së të dhënave.

Në njoftim tutje thuhet se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm në përmbushjen e zotimeve të vendit ndaj rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për avancimin e mëtejshëm të përpilimit dhe raportimit statistikor, të diskutuara dhe të dakorduara në takimet pranverore të FMN-së në Washingron D.C.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tahiri: Kurti ka dëmtuar, ndëshkuar e izoluar Kosovën
Next Article Komunikacioni në Maqedoni, rritet intensiteti jashtë zonave urbane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?