By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Asnjë dikaster përfshi edhe vetë Qeverinë nuk e respekton Ligjin për përdorimin e gjuhëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Asnjë dikaster përfshi edhe vetë Qeverinë nuk e respekton Ligjin për përdorimin e gjuhëve
Maqedoni

Asnjë dikaster përfshi edhe vetë Qeverinë nuk e respekton Ligjin për përdorimin e gjuhëve

admin
Last updated: 02/11/2024 21:32
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 nëntor – Gjuha shqipe në instancat e larta të shtetit zbatohet sipas dëshirave të funksionarëve edhe pse një gjë e tillë parashikohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Pavarësisht vendosjes së fundi në shqyrtim të neneve të caktuara të këtij ligji, prapëseprapë ai i obligon institucionet ta përdorin gjuhën shqipe si në komunikim ashtu edhe në publikimin e materialeve.

Qeveria, e cila do të duhej të ishte shembulli më i mirë për respektimin e ligjeve, në fakt jep shembull se si të mos respektohet ligji. Në vend që ta bëjë komunikimin paralelisht në dy gjuhë, komunikatat dhe informacionet publikohen fillimisht vetëm në maqedonisht, dhe më vonë, në mënyrë të jo të rregull apo me vonesa, dërgohen edhe në shqip. Të mos flasim për procesverbalet e seancave qeveritare të cilat publikohen vetëm në maqedonisht. Kjo dëshmohet nga vetë stenogramet, shkresat dhe komunikimi brenda organit ekzekutiv.

Nëse kontrolloni uebfaqen e Qeverisë, mund të vërehet se versioni në gjuhën shqipe është i varfër për nga përmbajtjet dhe arkivi, madje edhe ato përmbajtje që gjenden, kur klikohen shfaqen vetëm në maqedonisht. Aq i papërditësuar është versioni shqip, sa që në të qëndron ende nënkategoria për vaksinim ndaj kovidit, e cila ka dy vite që është shpallur e asgjësuar. Por, për ironi, nëse klikoni në të, nuk mund të gjeni të dhëna për çështjen e vaksinimit, sepse lidhja ju drejton në faqen e fjalorit të gjuhës maqedonase.

Situata me shqipen është pothuajse e njëjtë në të gjitha ministritë e drejtuara nga pjesëtarët e komunitetit maqedonas. Madje, edhe ato ministri që ishin drejtuar deri dje nga kuadrot shqiptarë, me ndërrimin e ministrave, kanë ndaluar ta përdorin shqipen.

Shembull më dramatik është Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve e cila ka për synim pikërisht zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Uebfaqja e kësaj ministrie që drejtohet nga Ivan Stoilkoviqi ka bllokuar versionet e të gjitha gjuhëve, përfshirë edhe shqipen. Nëse hapet faqja, aty thuhet se është në ndërtim e sipër dhe nuk ka asnjë informacion në gjuhë të tjera përveç maqedonishtes.

Gjuha shqipe nuk ekziston as për Ministrinë e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Timço Mucunski. Në uebfaqen e saj, asnjë rresht nuk mund të gjendet në gjuhën e thuajse 1/3-ës së popullatës që ai dhe ekipi i tij përfaqëson. Edhe Vllado Misajllovski dhe Pançe Toshkovski si ministra të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, bashkë me ekipet e tyre paguhen edhe nga tatimet e popullatës shqiptare, por të drejtën e tyre për informim në gjuhën ame e respektojnë sipas dëshirës së tyre. Komunikimi i ministrive me mediat është krejtësisht në maqedonisht, ndërkaq qytetarët rrallëherë marrin ndonjë informatë në shqip, madje me vonesë.

Shembullin e mosrespektimit të shqipes e ndjek edhe Ministria e Transportit dhe Ministria e Bujqësisë, të drejtuar nga Aleksandar Nikollovski dhe Cvetan Tripunovski. Ministri i Drejtësisë Igor Filkov pati trashëguar uebfaqe tërësisht në shqip, megjithatë, me ardhjen e tij, Ministria e Drejtësisë nuk dërgon komunikata dygjuhëshe edhe pse në uebfaqe kumtesat publikohen me vonesë edhe në shqip. Financat, Arsimi dhe Kultura, të cilat janë drejtuar paraprakisht nga kuadro shqiptarë, kanë uebfaqe më të përditësuara në gjuhën shqipe. Ndërkaq, ministritë që drejtohen nga kuadrot shqiptar, siç janë Ministria e Shëndetësisë, për Çështje Evropiane, Ekonomisë dhe Punës, por edhe Ministria e Punës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve e realizojnë komunikimin rregullisht në dy gjuhë.

Nga ana tjetër, as presidentja si figurë unifikuese në shtet, nuk e respekton Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Konkretisht, presidenca nuk komunikon me mediat në gjuhën shqipe, ndërsa uebfaqja përditësohet sa për sy e faqe. Aktualisht, institucioni i vetëm që komunikon në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve është Kuvendi./Alsat.mk

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aggeler: Jam e kënaqur me punën e kompanisë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D
Next Article Mot me diell me vranësira të vogla lokale, temperatura minimale do të ulet nën zero

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?