By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Asnjë përmbarues nuk mbeti pa licencë në RMV, ndërsa vetëm një u gjobit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Asnjë përmbarues nuk mbeti pa licencë në RMV, ndërsa vetëm një u gjobit
Maqedoni

Asnjë përmbarues nuk mbeti pa licencë në RMV, ndërsa vetëm një u gjobit

admin
Last updated: 23/06/2025 10:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor – Gjithsej 137 ankesa nga palët u paraqitën vitin e kaluar në Odën e tyre, tregon raporti i tyre për punën në vititn 2024. Një pjesë e tyre u refuzuan dhe disa iu dorëzuan përmbaruesit të caktuar në mënyrë që të dëgjohej ana e tij. Ndaj 15 përmbaruesve u inicua procedurë disiplinore, një përmbarues u gjobit, ndërsa një u pezullua përkohësisht nga detyra. Asnjë përmbaruesit nuk iu hoq licenca përgjithmonë vitin e kaluar. Përndryshe, në vitin 2024, përmbaruesit mblodhën mbi 160 milionë euro dhe përqindja e realizimit të ekzekutimit arriti në 44.15 përqind.

“Vitin e kaluar, u morën gjithsej 167,112 kërkesa për ekzekutim, nga të cilat 73,795 raste u përfunduan me sukses. Deri në 50 përqind e rasteve kanë të bëjnë me borxhe të shërbimeve. Me heqjen e afatit të vjetërsimit nga Gjykata Kushtetuese, numri i kërkesave për përmbarim u rrit me 10.000, gjë që rriti produktivitetin e përmbaruesve”, thuhet në Raport.

Të dhënat mbi punën e përmbaruesve tregojnë shpejtësinë më të madhe të Gjykatave Themelore të Ohrit, Strugës dhe Dibrës, ku u realizuan deri në 55.6 përqind të kërkesave për përmbarim. Nga ana tjetër, zona e Gjykatave Themelore të Koçanit, Berovës, Vinicës dhe Delçevës kishte përqindjen më të ulët të realizimit të kërkesave të pranuara për përmbarim në vitin 2024, përkatësisht 29.3 përqind.

“Sipas strukturës së kreditorëve, përmbaruesit kanë mbledhur një shumë totale prej mbi 2 milionë eurosh në favor të shtetit. Në të njëjtën kohë, në të njëjtën periudhë, në ekonomi u kthyen gjithsej mbi 127 milionë euro. 33.3 milionë euro u realizuan në favor të kreditorëve individualë. Sipas strukturës së debitorëve, në vitin 2024, përmbaruesit kanë mbledhur më shumë para nga kompanitë, pastaj nga individët dhe së fundmi nga Republika e Maqedonisë”, nënvizon Raporti. Sipas Vesna Delovskës, kryetares së Odës së Përmbaruesve, kostot e ekzekutimit janë të arsyeshme dhe përfshijnë kosto të ndryshme shtesë.

Në mesin e vitit 2023, u bënë ndryshime në Ligjin e Përmbarimit, sipas të cilave në momentin që shuma e interesit arrin borxhin kryesor (kredinë), llogaritja ndalet, gjegjësisht shuma e interesit nuk mund të tejkalojë borxhin kryesor. Kjo zgjidhje e re mbulonte edhe procedurat e ekzekutimit që ishin në zhvillim e sipër. Deputetët e VMRO-DPMNE dhe Levica nuk votuan për ndryshimet në atë kohë.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka hequr afatin e vjetërsimit si mjet për mospagimin e borxheve, dhe është pikërisht afati i vjetërsimit që duhej të mbronte qytetarët nga abuzimet me “ruajtjen” e lëndëve për të cilat më pas llogaritet interes i madh.

Tani, aktivistët civilë po njoftojnë një iniciativë për ndryshime të reja ligjore që duhet të synojnë avokatët dhe noterët si “lidhje” në procedurën e mbledhjes së detyruar. Çdo ndryshim i ri ligjor do të jetë përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë.

Numri i përmbaruesve në vend është i qëndrueshëm dhe vitin e kaluar kishte 93, pra 4 më pak se në vitin 2018, kur kishte 97 përmbarues në vend.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Slaveski: Projeksionet e fundit të Bankës Popullore tregojnë përshpejtim të rritjes dhe ulje të inflacionit
Next Article Krasniqi-Nisma: Të gjitha partitë kanë përgjegjësi, qytetarët meritojnë zgjidhje e jo histeri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?