AstraZeneca, ka deklaruar se do të investojë plot 2.5 miliard dollarë në Pekin, për ngritjen e qendrës së gjashtë globale farmaceutike nga qendra R&D, së bashku me kërkuesit dhe prodhuesit gjigandë kinezë të farmaceutikës. Investimi është i barabartë me 4.6 për qind të investimit global të një viti më parë me shumën e 54 miliard dollarëve.
Investimi i parë në këto pesë vite, është pjesë e bashkëpunimit me qeverinë e Bashkisë Pekin dhe Zyrën Administrative të Zhvillimit Ekonomiko-Teknologjik të Pekinit, ku përfshihet bashkëpunimi me tre kompani bioteknike. Pritet që në këtë projekt të punësohen rreth 1.700 persona.
Drejtori i Përgjithshëmi i AstraZeneca, Pascal Soriot, thotë se “investimi reflekton besimin e një prodhimi të klasit të parë, në sistemin e pastër të pekinit, sigurinë qetësinë maksimale që të ofron Kina në prodhimet bioteknologjike”.
Qendra e re strategjike R&D, është e dyta në Kinë pas asaj të hapur në Shanghai. Kjo qendër do të avancojë stadet kryesore të kërkimeve dhe zhvillimeve klinike për të dhënat laboratike. Qendra do të vendoset në Parkun Inovator të Kërkimeve Ndërkombëtare Farmaceutike në Pekin, shumë pranë qendrave bioteknike dhe spitaleve të klasit të parë.
Kompania është duke krijuar një projekt pilot me BioKangti në krijimin, zhvillimin dhe ngritjen e qendrave vaksinare për problemet e frymëmarrjes dhe sëmundjeve të tjera infektuese për pacientët në Kinë dhe në të gjithë globin. Kjo do të jetë e para dhe e vetmja qendër për krijimin e vaksinave në Kinë.
