By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ata nuk kanë as ushqim për familje”, minatorët kundër nisjes së punës pa ekzekutimin e pagave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Ata nuk kanë as ushqim për familje”, minatorët kundër nisjes së punës pa ekzekutimin e pagave
Maqedoni

“Ata nuk kanë as ushqim për familje”, minatorët kundër nisjes së punës pa ekzekutimin e pagave

admin
Last updated: 31/07/2024 13:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sot është mbajtur takimi i minatorëve me sindikatën e pavarur të minatorëve. Takimi zgjati afër tri orë dhe minatorët thanë se janë kundër nisjes së punës pa u ekzekutuar pagat.

Anëtari i Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, Fevzi Ademi, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se minatorët kanë kërkuar që në takim të vijnë bordi dhe menaxhmenti. Por që të njëjtit, siç u shpreh ai, sot nuk kishin kohë për takim, ndërkaq ky takim u është premtuar për të enjten, shkruan Telegrafi.

“Kryesuesi i bordit menaxhues me anëtarët e bordit kanë thënë se nuk kemi kohë sot, por nesër do të vijmë në orën 09:00. Ka ardh kryeshefi, por nuk ka ndryshuar asgjë nga gjendja, kërkesa është një dhe e vetme prej 10 korrikut që është realizimi i pagave për muajin qershor”, ka thënë Ademi.

Sipas tij, minatorët po hyjnë në muajin e tretë që nuk e kanë marrë pagën dhe shujtën ushqimore.

“Minatorët po rrezikohen në të gjitha aspektet, edhe në aspektin financiar, por dhe në atë psikologjik sepse kjo është edhe dhunë psikologjike. Nuk po kanë informacione se nga të lëvizin. Kjo është shqetësuese sepse gjendja është e jashtëzakonshme, në momentin që bëhen dy muaj dhe nuk ka pagë nuk ka logjikë”, ka thënë tutje ai.

Ai është shprehur se prej 22 ditësh është proklamuar se është dërguar një draft-plan për ta subvencionuar Qeveria, por sipas tij, kjo është një neglizhencë sepse minatorët janë në gjendje më të rëndë se sa që e mendon Qeveria.

“Ata sikur të kishin menduar, akterët kryesor siç janë bordi dhe menaxhmenti, do t’i zgjidhnim problemet më shpejt”, ka shtuar Ademi.

Ai shtoi tutje se në mungesë të pagave, minatorët nuk kanë as ushqim për familje, transmeton Telegrafi.

“Gjendja është shumë e vështirë, kemi ankesa që njerëzit nuk kanë edhe gjënë më elementare, bukën e gojës. Kaq po kërkon minatori, ekzekutimin e pagës dhe asgjë tjetër”, ka theksuar ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndryshe, ai ka treguar se minatorët çdo ditë dalin në punë por nuk punojnë e kjo si shenjë revolte ndaj mos-ekzekutimit të pagave.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Manastiri Prohor Pçinjski i sigurt, zjarri në malin Kozjak u shua me helikopter
Next Article Jeta dhe vepra e Abdyl Frashërit: Shqipëria do të bëhet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?