By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Atentati i dytë ndaj Trump, kush është personi që qëlloi ish-presidentin?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Atentati i dytë ndaj Trump, kush është personi që qëlloi ish-presidentin?
Bota

Atentati i dytë ndaj Trump, kush është personi që qëlloi ish-presidentin?

admin
Last updated: 16/09/2024 08:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mediat amerikane kanë zbardhur detaje në lidhje me personin që qëlloi me armë zjarri pranë fushës së golfit në Mar-a-Lago, ku ndodhej ish-presidenti dhe kandidati i republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donald Trump.

Personi i arrestuar tashmë nga policia për atentatin është 58-vjeçari Ryan Routh.

Routh ndoqi Universitetin Shtetëror Bujqësor dhe Teknik të Karolinës së Veriut dhe u zhvendos në Hawaii në vitin 2018. Në rrjetet e tij sociale, burri ka publikuar përmbajtje të ndryshme për luftën në Ukrainë, duke tentuar gjithashtu për të rekrutuar ushtarë për kauzën e Kievit.

Më 10 gusht 2023, Routh njoftoi se donte të dërgonte mijëra ushtarë afganë të trajnuar nga NATO në Tajvan dhe të formonte një legjion luftëtarësh vullnetarë “për të mbrojtur brigjet” e ishullit nga kërcënimi kinez.

Kandidati për president nuk pati probleme gjatë kësaj ngjarje, por FBI deklaroi se ka nisur hetimet për atë që duket të jetë një tjetër atentat ndaj Trump-it, shkruan A2.

Teksa Trump po luante golf me një donator të fushatës së tij, agjentët panë tytën e një pushke që fshihej pas shkurreve, raporton CNN, dhe qëlluan në drejtim të atentatorit disa herë.

Më pas ai u largua, por u ndalua nga policia lokale teksa udhëtonte me makinën e tij.

Pak javë më parë, Trump i mbijetoi një tjetër atentati, teksa po mbante një fjalim në Pensilvani. Ai mbeti i plagosur në vesh, ndërsa atentatori u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arteta e pranon hapur: Futbollistët ndonjëherë i duan fitoret e shëmtuara
Next Article Rama: Shkolla e re “Muhedin Sherifi” në Librazhd hap dyert me kushte moderne

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?