By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Autobusët dhe kamionët nën kontroll të shtuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Autobusët dhe kamionët nën kontroll të shtuar
Kronika

Autobusët dhe kamionët nën kontroll të shtuar

admin
Last updated: 28/11/2026 13:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Policia e trafikut e Maqedonisë, si anëtare e Rrjetit Evropian të Policive të Trafikut (ROADPOL), në periudhën nga 16 deri më 22 nëntor të këtij viti po realizon kontrolle të intensifikuara rrugore në kuadër të aksionit ndërkombëtar “Truck & Bus”, që synon rritjen e sigurisë së autobusëve dhe automjeteve transportuese në qarkullimin rrugor.

i i aksionit është parandalimi i aksidenteve rrugore, zbulimi dhe sanksionimi me kohë i kundërvajtjeve, si dhe ngritja e nivelit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Gjatë kontrolleve, vëmendje e veçantë i kushtohet gjendjes teknike dhe pajisjeve të sigurisë së autobusëve dhe automjeteve transportuese, përmbushjes së kushteve ligjore për transportin e organizuar të fëmijëve, si dhe respektimit të rregullave gjatë organizimit të udhëtimeve shkollore, edukative dhe rekreative. Gjithashtu, kontrollohen gjendja psikofizike dhe aftësia e shoferëve për drejtimin e sigurt të automjeteve, si dhe përmbushja e detyrimeve të tjera ligjore në transportin rrugor.

Paralelisht me këto aktivitete, zyrtarët policorë realizojnë kontrolle të intensifikuara edhe ndaj pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, me theks të veçantë në mosrespektimin e kufizimeve të shpejtësisë, drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit ose substancave psikotrope, mospërdorimin e rripit të sigurisë, transportin e parregullt të udhëtarëve dhe kundërvajtjet e tjera që rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë në rrugë.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel shoferëve, transportuesve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të tregojnë një nivel të lartë përgjegjësie gjatë pjesëmarrjes në trafik. Siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa respektimi i rregullave, gjendja e rregullt teknike e automjeteve dhe sjellja e përgjegjshme janë thelbësore për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aktivitete të vazhdueshme parandaluese dhe kontrolle të intensifikuara në trafik, në bashkëpunim me partnerët evropianë, me qëllim avancimin e kulturës së trafikut dhe krijimin e rrugëve më të sigurta për të gjithë qytetarët.

You Might Also Like

Me pistolet nën kërcënim grabiti gati 790 mijë denarë në kazino të Shkupit, policia në shtëpinë e tij gjeti vetëm 300 mijë

Gruaja nga Gostivari u rrah brutalisht, Prokuroria aktivizon procedurën urgjente për dhunë familjare

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski: Zgjerimi i BE-së është bashkim gjeopolitik i Evropës
Next Article Nura kërkon mobilizim institucional për Gjykatën Speciale: Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë më aktive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?