By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AUV dhe MPB në një magazinë në Maxhari ka gjetur 40 tonë produkte jo të sigurta të mishit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > AUV dhe MPB në një magazinë në Maxhari ka gjetur 40 tonë produkte jo të sigurta të mishit
Maqedoni

AUV dhe MPB në një magazinë në Maxhari ka gjetur 40 tonë produkte jo të sigurta të mishit

admin
Last updated: 24/03/2025 12:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Pas marrjes së njoftimit nga MPB-ja se në lagjen Maxhari në Shkup funksionon ilegalisht një magazinë ushqimore, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AFV) në bashkëpunim me policinë kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në një objekt ilegal ku mbaheshin ushqime me origjinë shtazore dhe joshtazore.

“Në objektin që shërbente si magazinë ushqimore, e cila nuk është e regjistruar në AUV si operator, shërbimet inspektuese të Agjencisë gjetën 40.751 kilogramë produkte të pasigurta (mish të thatë dhe ëmbëlsira), për të cilat është nxjerrë vendim dhe të cilat janë asgjësuar padëmshëm, njoftoi sot AUV.

Po ashtu, siç bëjnë të ditur nga AUV, në oborrin e magazinës ilegale, nga ana e MPB-së janë sekuestruar një mjet transporti – furgon, në të cilin janë gjetur 360 kilogramë ushqime të pasigurta dhe produkte ëmbëlsirash, të cilat po ashtu janë asgjësuar padëmshëm.

“Për zbardhjen e këtij krimi, në kuadër të procedurës dhe me qëllim marrjen e të gjitha informacioneve të nevojshme, AUV-ja ka ushtruar kontroll edhe te importuesi i produkteve të mishit të pasigurt të gjetur në magazinë ilegale. I gjithë dokumentacioni për importet e kryera, si dhe gjurmueshmëria e dërgesave është siguruar për një periudhë gjashtëmujore të fundit”, thuhet në komunikatë.

Nga analiza e dokumentacionit, siç thuhet nga AUV, është konstatuar se disa prej produkteve kishin një sasi të shtuar të fosfateve, gjë që është vërtetuar nga gjetjet laboratorike nga mostrat e marra nga ngarkesat e importuara në vend, të cilat u analizuan në kuadër të programit të monitorimit të AUV për ushqimet e importuara.

“Dërgesat e mishrave të pasigurta ruheshin te distributori (në magazinën ilegale), i cili kishte detyrimin ligjor t’i asgjësonte ato në mënyrë të padëmshme, por nuk e ka bërë këtë, gjegjësisht për ata nga ana e një deponie të autorizuar i është lëshuar certifikatë fiktive për asgjësimin e produkteve të pasigurta”, thuhet në komjunikatë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kryetari i burgosur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, shpallet kandidat presidencial i opozitës
Next Article Kuvendi i anulon të gjitha aktivitetet për këtë javë për shkak të tragjedisë në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?