By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avazi i shpërnguljes po vazhdon!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Avazi i shpërnguljes po vazhdon!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Avazi i shpërnguljes po vazhdon!

admin
Last updated: 09/01/2025 16:51
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 janar – Shpërngulja e qytetarëve të këtij vendi shihet si kancer i brendshëm pasojat apo simpotmet e të cilit do të vërehen më vonë. Por, ky ritëm i eksodit masiv nuk ka të ndalur po vazhdon akoma në mënyrë të hovshme drejt shpopullimit të vendbanimeve shqiptare. Kjo gjë kuptohet edhe në mënyrë të dokumentuar por edhe në atë praktike, sidomos gjatë periudhës së verës e fundvitit ku mërgimtarët vërshojnë në vendbanimet e tyre të cilat tashmë janë të shndërruar në vend pushime, ku kalojnë kohë të kufizuar me ditë, shkruan Zhurnal.

Kumanova po zbrazet, 174 fëmijë muajve të fundit janë çregjistruar nga shkollat

 174 nxënës kanë braktisur shkollat e mesme dhe fillore në Kumanovë gjatë gjysmëvjetorit të parë, njoftuan sot zyrtarët e arsimit të komunës së Kumanovës.

Largimi i nxënësve ka ndodhur kryesisht nga shkollat më të mëdha qendrore të Kumanovës. Bëhet fjalë për raste të emigrimeve familjare.

Kumanova ndonëse është komuna më e madhe në vend për nga numri i popullsisë, me 20 shkolla dhe numrin më të madh të nxënësve, nuk i ka shpëtuar valës së emigrimit, sidomos drejt vendeve të Europës Perëndimore. Sipas regjistrimit të fundit në vend, Kumanova ka 98.104 banorë.

Vendi zbrazet, institucionet vazhdojnë me avazin e neglizhencës –

Maqedonia e Veriut nuk ka pasur strategji të mirëfilltë për parandalimin e largimit të fuqisë punëtore nga vendi. Kështu deklaron drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, Durim Zekiri, në lidhje me shifrat alarmante që i publikoi Enti Shtetëror i Revizionit. Sipas raportit Maqedonia e Veriut ndodhet në top 5 vendet me migrim masiv të kuadrit të arsimuar.

“Sa i përket lëvizjes së fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan, mendoj se është trend i cili është duke ndodhur, por ja që shteti nga shtet ndryshon mbi atë se çfarë qasje ka pasur mbi këtë fenomen. Këtu duhet të jemi të sinqertë që të themi të vërtetën se Maqedonia e Veriut nuk ka pasur një strategji të mirëfilltë e cila do ta parandalonte apo së paku ta minimizonte këtë efekt që në shikim të parë, mbase duket ndoshta ndonjëherë pozitiv, por që në plan afatmesëm dhe afatgjatë migrimi dhe kjo normë e lartë e migrimit dhe fuqisë punëtore në përgjithësi, ka efekte negative në ekonomikë dhe mirëqenien e të gjithë atyre që do të ngelin në vend”, pati deklaruar për një medium Durim Zekiri, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Ikja e kuadrove akoma pjesë e tavolinës vetëm për diskutim pa ofruar zgjedhje konkrete –

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrim, RMV-ja është në mesin e top 20 vendet, ku ka emigrim më të lartë të kuadrit të lartë të arsimuar, ndërsa sipas të dhënave të Bankës Botërore, 40 për qind e kuadrit të lartë të arsimuar po largohen nga RMV-ja, u tha mes tjerash në mbledhjen e Komisionit për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë, në Kuvend. Sipas kryerevizorit shtetëror, Maksim Acevski, politikat e mira të vendit nuk mund ta ndalin në tërësi këtë proces të emigrimit, por dukshëm mund ta zvogëlojnë.

“Emigrimi është proces që nuk e ka përfshirë vetëm vendin tonë, dhe si vend këtë dukuri nuk mund ta ndërpresim, por në varësi prej politikave, mund ta sjellim në një nivel të përshtatshëm. Sipas të dhënave të cilat janë dhënë nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrim, vendi ynë radhitet në top 20 vendet, ku ka emigrim më të lartë të kuadrit të lartë të arsimuar, ndërsa sipas të dhënave të Bankës Botërore, 40 për qind e kuadrit të lartë të arsimuar po largohen në vendet më të zhvilluara. Sipas rezultateve të indeksit për largim të trurit, vendi ynë ka kapë vendin e 5-të nga 41 vendet në kuadër të Unionit Evropian. Politikat të cilat janë ndërmarrë nga viti 2013 deri në vitin 2020, nuk kanë dhënë efektin e dëshiruar dhe këto masa duhet të përmirësohen”, tha kryerevizori i shtetit, Maksim Acevski.

Të dhënat të cilat i ka shfaqur Enti Shtetëror i Statistikave, numri i kuadrit të lartë arsimor që largohet nga vendi, përplasën përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës në komision. Sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska, largimi i mbi 2.500 personave me shkollim akademik, tregon se Qeveria e kaluar ka dështuar tërësisht në mbajtjen e trurit në vend.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Mirë është që vendi ynë ka pasur strategji për largimin e trurit nga vendi, por shumë keq është që këto masa nuk kanë arritur efektin e dëshiruar. Sikur institucionet e vendit gjatë viteve 2013/2020 t’i kishin realizuar detyrimet të cilat dalin nga strategjia, këto numra nuk do të ishin si të tilla. Largimi i mbi 2.500 personave me shkollim akademik, tregon se Qeveria e kaluar ka dështuar tërësisht në mbajtjen e trurit në vend”, ka thënë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Raporti i publikuar nuk përfshin të gjitha shkaqet e largimit, tha deputeti i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

“Vetë revizioni nuk ka identifikuar në detaje arsyet se pse kuadrot e larta arsimore po e lëshojnë vendin. Nuk janë treguar të dhënat se si një profesionist i shkolluar këtu nuk ka hapësirë të veprojë për shkak të tregut të ulët dhe idenë e tyre e shfaqin në Evropë, ku është një treg prej gjysmë miliardi njerëz. Po ashtu nuk janë treguar mundësitë reale se sa vendi ynë është i gatshëm t’i paguajë personat e tillë”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Nga pushteti paralajmëruan hartimin e një plani, i cili do të ndikojë ndaljen e trendit të largimit të trurit jashtë vendit.

Kujtojmë që, shkollat shqiptare po boshadisen gjithandej, kryesisht në numër më të madh dhe shqetësues, nga Tetova, Kumanova, Likova, Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Veles, si dhe nga kryeqyteti Shkup.  Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar
Next Article Niveli i ujit në liqenin e Ohrit është 14 centimetra nën mesataren

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?