By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avionët sirianë dhe rusë shtojnë sulmet ndaj rebelëve në Siri, SHBA dhe aleatët bëjnë thirrje për depërshkallëzim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Avionët sirianë dhe rusë shtojnë sulmet ndaj rebelëve në Siri, SHBA dhe aleatët bëjnë thirrje për depërshkallëzim
Bota

Avionët sirianë dhe rusë shtojnë sulmet ndaj rebelëve në Siri, SHBA dhe aleatët bëjnë thirrje për depërshkallëzim

admin
Last updated: 02/12/2024 08:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Avionët sirianë dhe rusë po shtojnë sulmet ndaj forcave të opozitës në Sirinë veriore si hakmarrje për ofensivën e papritur që i ka kushtuar regjimit kontrollin e qytetit të dytë më të madh të vendit, Aleppos. Ata kanë kryer bombardime kundër pozicioneve të opozitës në Alepo, Idlib dhe Hama.

Ofensiva ka çuar gjithashtu në kapjen nga aleanca rebele të një baze të rëndësishme ushtarake në lindje të Aleppos dhe zonave të mëdha të dy provincave të Alepos dhe Idlib, duke përfshirë aeroportin. Rebelët pushtuan objektet kryesore ushtarake në lindje të qytetit të Aleppos. Por ata kanë lënë disa lagje në duart e forcave kurde.

Sulmi ka hasur pak rezistencë në terren nga forcat e regjimit dhe gjithashtu vjen në një kohë kur mbështetësit kryesorë të Sirisë, Irani dhe Rusia, po fokusohen në konfliktet e tyre.

Suksesi gjithëpërfshirës i rebelëve ka paraqitur sfidën më të madhe në tetë vjet për Presidentin Bashar al-Assad.

Xhihadistët së bashku me fraksionet e mbështetura nga Turqia filluan këtë javë një ofensivë shokuese kundër trupave të regjimit sirian dhe shkaktuan betejën më vdekjeprurëse që vendi ka parë në vite, duke vrarë deri më tani 242 njerëz, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Monitoruesi i luftës tha se shumica e viktimave ishin luftëtarë nga të dyja palët, por duke përfshirë edhe civilë.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Britania po bëjnë thirrje për një “de-përshkallëzim” në Siri dhe kërkojnë mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës në një deklaratë të përbashkët.

“Përshkallëzimi aktual vetëm nënvizon nevojën urgjente për një zgjidhje politike të konfliktit të udhëhequr nga Siria, në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë, e cila i referohet rezolutës së OKB-së të vitit 2015, e cila miratoi një proces paqeje në Siri.

Më herët Sekretari amerikan i Shtetit thirri Ministrin e Jashtëm turk për të diskutuar “nevojën për të de-përshkallëzuar” në Siri, ku grupet rebele proturke i kanë dhënë një goditje të rëndë regjimit të Bashar al-Assad, duke marrë kontrollin e territoreve të ndryshme ditët e fundit. Gjatë takimit, Anthony Blinken i theksoi homologut të tij turk, Hakan Fidan, “nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të mbrojtur jetën dhe infrastrukturën e civilëve”, sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Shtetit të SHBA.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komunikacioni po zhvillohet në kushte të dimrit, ndalesë për kamionë ka në Mavrovë në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit
Next Article Biden fal djalin e tij Hunter

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?