By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Avokati i Popullit hap zyrë në veri, qytetarët e 4 komunave mund të paraqesin ankesat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Avokati i Popullit hap zyrë në veri, qytetarët e 4 komunave mund të paraqesin ankesat
Kosovë

​Avokati i Popullit hap zyrë në veri, qytetarët e 4 komunave mund të paraqesin ankesat

admin
Last updated: 16/11/2026 13:48
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Institucioni i Avokatit të Popullit ka hapur të hënën zyrën e tij në Mitrovicë të Veriut, me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në këtë institucion dhe ofrimit të mbështetjes për të gjithë banorët e katër komunave veriore.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se ideja për hapjen e kësaj zyre ka ardhur si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët gjatë takimeve me përfaqësues të institucionit kanë shprehur shqetësimin për vështirësitë në qasjen te shërbimet e Avokatit të Popullit.

“Qëllimi i këtij takimi është me hapë dhe me promovua zyrën e Avokatit të Popullit në pjesën veriore të Kosovës. Qëllimi dhe ideja për me hapë këtë zyrë ka ardhur si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve. Nga takimet, unë si Avokat i Popullit dhe zyrtarët e institucioneve, që kemi mbajtur me qytetarët në veri, ka dalë si kërkesë e tyre ideja me pasë një zyrë sa më afër qytetarëve. Në vazhdimësi kanë pasur shqetësime që qasja po iu vështirësohet për shkak të shumë problemeve. Bashkë me stafin e kemi mendu një ide, me marrë një zyrë në Mitrovicë të Veriut, e cila do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, tha Qelaj.

Ai bëri të ditur se zyra është e gatshme dhe do të jetë funksionale për pranimin e ankesave dhe mbajtjen e dyerve të hapura për qytetarët.

“Zyra është e gatshme dhe do të jetë funksionale, do të jetë e hapur edhe për pranimin e ankesave nga qytetarët edhe për mbajtjen e dyerve të hapura”, tha ai.

Ndërkaq, drejtori i organizatës joqeveritare ACDC, Dushan Radakoviq, tha se hapja e kësaj zyre është rezultat i një procesi të gjatë dhe angazhimit të disa organizatave joqeveritare që veprojnë në veri.

Ai vlerësoi se, ndonëse zyra që funksionon në komunë është funksionale, numri i madh i rasteve dhe kërkesave të qytetarëve e bën të nevojshme praninë e një zyre tjetër.

“Më vjen mirë që shoh kaq shumë miq dhe njerëz të mirë, të cilët sot jemi këtu me një qëllim të përbashkët: të luftojmë për një të ardhme më të mirë, për të drejtat e njeriut dhe për një jetë më të mirë për të gjithë ne që jetojmë këtu…..Ky ka qenë një proces i gjatë për të arritur këtë qëllim, jo vetëm për ACDC-në, por edhe për katër apo pesë organizata të tjera joqeveritare që funksionojnë së bashku me ne në veri. Kemi punuar që të kemi një zyrë të tillë, sepse zyra që funksionon në komunë, ndonëse është funksionale, përballet me një numër shumë të madh rastesh dhe kërkesash të vazhdueshme. Qytetarët u drejtohen për çështje të ndryshme Avokatit të Popullit, institucioneve përkatëse dhe organizatave tona joqeveritare. Prandaj, nevojitet një zyrë e tillë, jo vetëm për komunitetin serb, por për të gjitha komunitetet që jetojnë dhe veprojnë në veri”, tha Radakoviq.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Institucionin e Avokatit të Popullit, duke vlerësuar mbështetjen që ky institucion u ka ofruar organizatave të shoqërisë civile.

Ndërsa, zëvendësi i Avokatit të Popullit, Srdjan Sentic, e cilësoi hapjen e zyrës si një ditë të rëndësishme për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në katër komunat veriore.

“Ajo që është shumë e rëndësishme të theksohet për pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht për të katër komunat në veri, është se sot kemi një ditë të madhe për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Fakti që ky është një nga institucionet që sot e ka hapur këtë zyrë dhe është i pranishëm për të gjitha organizatat joqeveritare të sektorit të huaj, mediat dhe, veçanërisht, për përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, dëshmon se ne kemi qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe mes tyre. Lufta për sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike ka qenë gjithmonë në thelb të punës së institucionit dhe mandatit të tij”, tha Sentiq.

Kjo zyre u vlerësua si e rëndësishme për banorët e zonës dhe si e tillë, tashmë është në shërbim të tyre.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kylie Jenner shkëlqen me fustan vintage në krah të Timothee Chalamet, por në të njëjtën ceremoni shfaqet edhe ish-i Travis Scott
Next Article Real Madridi refuzon ofertën prej 60 milionë eurosh për Endrickun
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?