By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avokati Stojkoviq ndalohet përsëri nga BIA serbe, ditë më parë bëri homazhe në Prekaz
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Avokati Stojkoviq ndalohet përsëri nga BIA serbe, ditë më parë bëri homazhe në Prekaz
Maqedoni

Avokati Stojkoviq ndalohet përsëri nga BIA serbe, ditë më parë bëri homazhe në Prekaz

admin
Last updated: 06/02/2024 15:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka njoftuar se është ndaluar përsëri nga autoritetet serbe – rreth tri javë pasi bëri homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Stojkoviq është marrë në pyetje në pikën kufitare në mes të Serbisë dhe Hungarisë, në Horgosh.

“Më ndaluan sërish ilegalisht në pikën kufitare në Horgosh, këtë herë gjatë daljes nga vendi”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Avokati serb tutje është shprehur se ndalimi i tij është bërë për të njëjtat arsye sikur herën e parë – vendosja e luleve mbi varrin e Blerina Jasharit dhe faktin se përfaqëson politikanin serb, Nikola Sanduloviqin.

“Pikërisht për të njëjtat arsye: 1) Vendosa lule mbi varrin e një vajze shqiptare më 18 janar 2024. në Prekaz, 2) përfaqësoj Nikola Sanduloviqin; – dhe BIA nuk më lejon të lëviz lirshëm për këtë”, ka shkruar tutje Stojkoviq.

Po ashtu, ai ka thënë se policia serbe ia kanë marrë pasaportën me arsyetimin se po kryejnë “kontroll kufiri”, por kjo, sipas tij, është gënjeshtër.

“Unë iu them: “Po gënjeni! Nuk kryeni asnjë kontroll kufitar, as pasaportën time, as makinën time, as plaçkat e mia, po ju them që kam të fshehura 15 kilogramë heroinë, 3 milionë euro dhe 2 emigrantë, makinën time, dhe ju ende nuk e kontrolloni makinën time”, ka shtuar avokati.

❗
Ponovo sam nezakonito zadržan na graničnom prelazu, na Horgošu ovaj put ka izlasku iz zemlje.
Iz potpuno istih razloga: 1) položio sam cveće na grob albanske devojčice 18.1.2024. u Prekazu, 2) zastupam Nikolu Sandulovića;
– i BIA mi zbog toga ne dozvoljava da se slobodno…

— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) February 6, 2024

Një ditë pas homazheve në Prekaz, Stojkoviq është ndaluar për rreth katër orë nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë.

“Pasi u ndalova për katër orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, më liruan për lëvizje të lirë. Tani Aleksandar Vuçiq duhet të shpjegojë pse jam liruar unë, ndërsa për të njëjtën çështje u ndalua Nikolla Sanduloviq.

Lirimi im nuk është rezultat i vullnetit të autoriteteve. Unë u lirova sepse autoritetet ishin në dijeni se nëse do të më arrestonin edhe mua, presioni nga ndërkombëtarët do të ishte shumë i madh”, ka shkruar ai më 19 janar 2024, në “X”. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A është mit talenti i lindur artistik?
Next Article Romario zbulon emrat e vetëm dy lojtarëve që janë më të mirë se ai në histori, injoron Messin dhe Ronaldon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?