By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
Kosovë

AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

admin
Last updated: 12/08/2026 11:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 gusht, Zhurnal.mk – AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare, lidhur me zbatimin e Aktgjykimit KO124/25.

AVONET njofton qytetarë e Republikës së Kosovës, se kërkesa është dorëzuar pas zhvillimeve të fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, të certifikuara më 8 korrik 2026, afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht 2026.

“Në Aktgjykimin KO124/25, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përbën detyrim kushtetues dhe se brenda këtij afati duhet të përfundojnë të gjitha veprimet kushtetuese që çojnë në konstituimin e plotë të Kuvendit. Sipas këtij interpretimi, mbajtja e një seance që nuk përfundon me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit nuk nënkupton se Kuvendi është konstituuar.

Në këtë rast, seanca konstituive e mbajtur më 6 gusht 2026 nuk ka përfunduar me konstituimin e plotë të Kuvendit, ndërsa vazhdimi i saj është caktuar për 8 gusht 2026, pra pas përfundimit të afatit 30-ditor”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye, AVONET dhe organizatat e tjera nënshkruese i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të vlerësojë nëse Aktgjykimi KO124/25 është zbatuar në përputhje me përcaktimet e tij dhe brenda afatit të përcaktuar.

AVONET thekson se kërkesa është mbështetur në Rregullin 60 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton procedurën që ndiqet në rastet kur lind çështja e moszbatimit të një vendimi të Gjykatës.

“Në këtë kuadër, organizatat kanë kërkuar që, nëse konstatohet moszbatimi i Aktgjykimit KO124/25, Gjykata të ndërmarrë veprimet e parapara me Rregulloren e saj, përfshirë nxjerrjen e Aktvendimit për moszbatim, gjegjësisht për mospërmbarim dhe ndërmarrjen e hapave të tjerë që i konsideron të nevojshëm sipas kompetencave dhe procedurave në fuqi.

Për qytetarët, kjo çështje ka rëndësi të veçantë sepse lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve të zgjedhura dhe me respektimin e rendit kushtetues. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim për institucionet dhe garanton që proceset politike dhe institucionale të zhvillohen brenda kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta dhe rendi juridik”, thuhet tutje.

AVONET thekson se kërkesa e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese synon që çështja e zbatimit të Aktgjykimit KO124/25 të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë dhe procedurave të përcaktuara me rendin juridik. Qëllimi është të sigurohet qartësi juridike dhe institucionale lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET

KMDLNJ

Shl Kosova

Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC

CCNO

OJQ Pishtaret

Organizata Kosova – Women 4 Women

LDA Kosova

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD

Instituti për Studime Evropiane Globale – ISEG

Instituti për Politika Sociale, Promovim dhe Mbrojtjen të të Drejtave të Njeriut – IPSDMNJ

OJQ Akademia

OJQ Pontis

OJQ VLD

You Might Also Like

Konjufca: Faktori shqiptar, i rëndësishëm për Malin e Zi

Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE

Krejt çka ndodhi sot në Kuvend: Përplasje PDK-Aleancë me LVV-në, tensionet eskalojnë gati edhe fizikisht

Mulhaxha Kollçaku: Të ndërtosh kauzë mbi qëllime bllokuese, është më shumë se hipokrizi

60 mijë metra rrjeta ilegale, ngritet alarm për lumenjtë dhe liqenet e Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 26 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut morën leje të parë qëndrimi në BE gjatë vitit 2024
Next Article Për dy ditë 1.322 shkelje të trafikut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?