By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Axha i 19-vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Axha i 19-vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd
Maqedoni

Axha i 19-vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd

admin
Last updated: 24/03/2025 12:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Axha i Ardit Zymerit 19 vjeçar, i vrarë mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri, ka deklaruar se nuk e di se si ka ndodhur rasti.

Ai ka thënë se familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.

Po ashtu, Zymeri ka thënë se për rastin familja është informuar mbrëmë dhe se sipas tij dorasin e as familjen e tij nuk e njohin ende.

“Arditi ka qenë djali i vëllaut. Informatë zyrtare nuk kemi deri më tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim. Janë edhe tre fëmijë, një vajzë edhe dy djem”, ka thënë ai për ekonomiaonline.

Ndryshe, mbrëmjen e së dielës një 19 vjeçar mbeti i vdekur nga arma e zjarrit rreth orës 20:38 në Vushtrri, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Sipas prokurorisë i dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit ka pranuar fajësinë gjatë marrjes së deklaratës së tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, tha se me vendim të prokurorit i pandehuri gjendet në ndalim 48 orësh.

“Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i pandehuri e ka pranuar fajësinë për vrasjen”, ka thënë Preteni.

Tutje ai tha se në afatin e paraparë ligjor prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Murtezani: ” Të parët në rajon të cilët i arkëtuam mjetet, BE-ja dërgon mesazh të fortë për besim dhe partneritet në kapacitetin tonë reformues”
Next Article ​Kosova nga përfituese e fondeve të Bankës Botërore, bëhet kontribuuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?