By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bakllava që deri tani nuk e keni provuar: Shija më e bukur e ëmbël me kumbulla të thata!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuzhina > Bakllava që deri tani nuk e keni provuar: Shija më e bukur e ëmbël me kumbulla të thata!
Kuzhina

Bakllava që deri tani nuk e keni provuar: Shija më e bukur e ëmbël me kumbulla të thata!

admin
Last updated: 18/03/2024 13:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

E kush nuk e pëlqen bakllavanë!

Përbërësit:

▪ 2 paketime kore të holla për bakllava,
▪ 1 kg arra të bluara,
▪ 500 g kumbulla të thata,
▪ 1,5 kg sheqer,
▪ 3 qese sheqer vaniljeje,
▪ 1 l ujë,
▪ 1 limon,
▪ Vaj.

Përgatitja:

Më parë zihet shurupi për bakllava në këtë mënyrë: një lugë sheqer qiteni në tenxhere dhe lëreni në zjarr derisa të bëhet si karamele.

Pastaj qitni 1 litër ujë dhe qitni 1 kg sheqer dhe lëngun e një limoni dhe zieni derisa përbërja për bakllava të vlojë. Shurupin për bakllava lëreni në një vend të ftohtë derisa të ftohet.

Kumbullat e thata qitni në tenxhere, qitni sipër shurupin të cilin e keni zier dhe zieni derisa të vlojë, përkatësisht derisa kumbullat të zbuten. Pastaj shurupin e kumbullat ktheni në fillin për bakllava.

Merrni një kore, qitni nëpër të vaj dhe sheqer. Sipër kësaj koreje, vendosni koren tjetër dhe përsëriteni procedurën, pra qitni vaj dhe sheqer. Sipër kores së dytë, vendosni të tretën dhe mbi të qitni vaj, sheqer dhe arra të bluara. Pastaj, në rreth 2 cm nga fillimi i kores rendisni në gjerësi kumbullat e thata.

Pasi t’i keni renditur kumbullat e thata, bëni koret në formë rolate, ashtu që kumbullat e thata të mbeten në mes të rolatës.

Përsëriteni procedurën gjithnjë derisa të shpenzoni të gjitha koret, përkatësisht të mbushni tepsinë në të cilën do të piqni bakllavanë.

Kur të mbushni tepsinë, bakllavanë priteni me thikë të mprehtë në copëza sipas dëshirës. Vajin qiteni në të gjitha prerjet dhe spërkatni sipër bakllavanë me pak vaj dhe ujë, që të mos digjet.

Në furrën e ngrohur më parë në 150 gradë, piqeni bakllavanë rreth 45 minuta apo derisa të skuqet.

Bakllavanë e pjekur nxirreni nga furra dhe menjëherë lageni me fillin e përgatitur dhe të ftohur më parë dhe mbulojeni me folie.

Nëse dëshironi të jetë bakllavaja pak më e thatë, nuk keni nevojë të shpenzoni tërë fillin, por mund t’ia shtoni edhe më vonë nëse do ta dëshironi më të lëngët.

Shijojeni.

You Might Also Like

Spageti me pesto genoveze

Sallatë me kungull të pjekur dhe rukola

Ëmbëlsirë me kungull

Pite e hapur me spinaq

Sardele të skuqura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni
Next Article Apple do të paguajë gjobë prej 490 milionë dollarësh nën akuzat se ka mashtruar për shitjet në Kinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?