By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla dhe Braçe: Projektligji për sponsorizimet, skemë e re financimi për sportin, artin dhe kulturën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla dhe Braçe: Projektligji për sponsorizimet, skemë e re financimi për sportin, artin dhe kulturën
Shqipëri

Balla dhe Braçe: Projektligji për sponsorizimet, skemë e re financimi për sportin, artin dhe kulturën

admin
Last updated: 28/11/2026 14:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 nëntor, Argument – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me deputetin Erion Braçe prezantuan sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin për sponsorizimet, një nismë e përbashkët që synon krijimin e një mekanizmi të ri financimi për sportin, artin dhe kulturën, përmes angazhimit të sektorit privat.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se propozimi parashikon që bizneset të kenë mundësinë të transferojnë 30% të tatimfitimit për mbështetjen e këtyre sektorëve, ndërsa pjesa më e madhe e financimit duhet t’i dedikohet sportit.

“Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje. Ne nuk pretendojmë që hallet e sportit mbarojnë me këtë ndërhyrje. Në aktet nënligjore që do të bëjë ministria, qofshin vendime të Këshillit të Ministrave apo udhëzime, duhet të jetë shumë e qartë që pjesa e luanit duhet t’i kalojë sportit. Brenda kësaj pjese duhet të kemi parasysh edhe një preferencë të posaçme për sportin e futbollit. Të gjithë këtu në këtë sallë, qoftë majtas, qoftë djathtas, përfaqësojmë zonat tona, bashkitë tona dhe në secilën prej tyre kemi ekipet zinxhir të futbollit. Të gjithë duam që të ketë një aktivitet sportiv të mbështetur financiarisht”, deklaroi Balla.

Balla propozoi që tavani financiar i parashikuar nga qeveria të rritet nga 2 miliardë në 3 miliardë lekë për vitin e parë të zbatimit të skemës.

“Lajmi i mirë është që më në fund ne arrijmë të krijojmë një skemë financimi. Viti i parë i aplikimit do të jetë viti 2027, efektet financiare do të reflektohen në vitin 2028, sepse tatimfitimi raportohet në vitin pasardhës. Mirë do të ishte që tavani, të paktën nëse nuk e heqim fare, të shkonte nga 2 miliardë në 3 miliardë lekë, si fillim për vitin e parë. Megjithatë, është një çështje që do ta shohim deri në seancë plenare”, u shpreh Balla.
Në fjalën e tij Balla vlerësoi gjithashtu përmirësimet e bëra nga qeveria në projektligj, sa i përket dokumentimit të kontratave, raportimit mbi përdorimin e fondeve dhe verifikimit të sponsorizimeve, me qëllim parandalimin e abuzimeve fiskale.

Ai evidentoi investimet e realizuara nga qeveria në infrastrukturën sportive, modernizimin e stadiumeve dhe ndërtimin e palestrave në shkollat e vendit, si dëshmi të angazhimit për zhvillimin e sportit.

“Të mos harrojmë që falë kësaj qeverie sot në Shqipëri kemi disa impiante sportive, të cilat as nuk mund t’i imagjinonim vetëm pak vite më parë. Këtu i referohem impiantit sportiv ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, impiantit sportiv ‘Elbasan Arena’, impiantit sportiv në Kukës dhe pastaj pjesës që lidhet me palestrat. Në vitin 2013 kishe 17 palestra në gjithë Shqipërinë, sot ke mbi 700 palestra në shkollat e Shqipërisë. Kështu që është angazhimi i kësaj qeverie për ta mbështetur sportin dhe kulturën”, theksoi Balla.

Në përfundim, kreu i grupit parlamentar të PS-së bëri thirrje për mbështetjen e kësaj nisme përtej ndasive politike, duke theksuar se sporti është një e mirë e përbashkët, që meriton vëmendjen dhe angazhimin e të gjitha forcave politike.

“Mendoj që kjo është një nismë që duhet t’i tejkalojë krahët politikë. Të mos harrojmë që në fund të fundit këto janë para nga buxheti i shtetit. Pra, qeveria ka vendosur që disa para që do t’i arkëtonte nga tatimfitimi t’ia kalojë sportit, artit dhe kulturës”, deklaroi Balla.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrezikohet zhvillimi i super ndeshjes në Ligën e Kampionëve, një luan pranë stadiumit ka angazhuar gjithë policinë dhe dronët në ndjekje të tij
Next Article Bella Hadid: Suksesi për mua është të jetosh në paqe me burrin që dua, me një fëmijë dhe me kafshë shtëpiake

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?