By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla në Strasburg: Shqipëria synon që flamuri kuqezi të ngrihet në Bruksel brenda vitit 2030
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla në Strasburg: Shqipëria synon që flamuri kuqezi të ngrihet në Bruksel brenda vitit 2030
Shqipëri

Balla në Strasburg: Shqipëria synon që flamuri kuqezi të ngrihet në Bruksel brenda vitit 2030

admin
Last updated: 08/07/2026 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 8 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi takim në Parlamentin Europian në Strasburg me Kathleen Van Brempt, zëvendëspresidente e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian.

Balla deklaroi se Shqipëria ndodhet në një fazë intensive të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa njoftoi se në ditët në vijim pritet të nisë mbyllja e kapitujve të parë të negociatave.

“Jemi në një fazë intensive me rezultate konkrete në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh Balla, duke theksuar se objektivi i mazhorancës është përmbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Sipas Ballës, Shqipëria synon që flamuri kuqezi të ngrihet në Bruksel brenda vitit 2030, ndërsa kjo mund të ndodhë edhe më herët, brenda këtij mandati të Parlamentit Europian.

Gjatë takimit, Balla foli edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar rritjen e investimeve të huaja dhe zgjerimin e ekonomisë shqiptare. Ai deklaroi se ekonomia ka arritur në 27 miliardë euro dhe se investimet e huaja janë rritur ndjeshëm krahasuar me një dekadë më parë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së vlerësoi gjithashtu zhvillimin e sektorit të turizmit, duke deklaruar se Shqipëria pret një tjetër rritje të numrit të vizitorëve këtë vit, me pritshmëri për të kaluar shifrën e 13 milionë turistëve.

Në deklaratën e tij, Balla u ndal edhe te sfida e dezinformimit, duke theksuar se demokracia kërkon qytetarë të informuar dhe se lufta ndaj lajmeve të rreme është mbrojtje e debatit publik dhe e institucioneve demokratike.

You Might Also Like

Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor

Strik në PE për Shqipërinë: Dëgjova shqetësimet e protestuesve në Tiranë, Parlamenti s’duhet të pengojë drejtësinë dhe imuniteti i Ballukut të hiqet

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s mbahet në Shqipëri

Samiti i NATO-s 2027 në Shqipëri, reagon Rama: Ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të KOSTT: Ky ishte fillimi i ndërtimit të një institucioni të pavarur
Next Article Agon Bytyqi mbetet edhe për pesë vjet të tjera në postin e zëvendësdrejtorit të AKI-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?