By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ballkani Perëndimor është i obliguar t’i nënshtrohet reformave rrënjësore!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Ballkani Perëndimor është i obliguar t’i nënshtrohet reformave rrënjësore!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Ballkani Perëndimor është i obliguar t’i nënshtrohet reformave rrënjësore!

admin
Last updated: 19/04/2024 11:00
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 prill – Pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor janë në Ballkan. Dhe, kjo flet shumë për gjendjen në të cilën është katandisur i gjithë rajoni, prandaj ndryshimi i kësaj gjendje morbide është i patjetërsueshëm. Ky ndryshim nuk vjen vetvetiu por janë të domosdoshme në gjitha shtetet të bëhen reforma rrënjësore. Fokusi kryesor duhet të jetë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sepse, Ballkani Perëndimor i integruar në tërësi në NATO dhe BE krijon siguri, stabilitet, paqe, dhe bëhet zonë e zhvilluar ekonomike pasi shkëmbimet tregtare realizohen me shtete anëtare të BE-së, rriten numri i investitorëve të huaj në këtë rajon e shumë të mira dhe përparësi të tjera pasojnë, shkruan Zhurnal.

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor –

Rreth njëzet vjet presin disa vende të Ballkanit Perëndimor për afrimin në BE, por rruga është me pengesa. Reformat e nevojshme në shumë drejtime nuk janë zbatuar, po ashtu për shumë kohë në BE ka munguar vullneti politik dhe një strategji e qartë ndaj Ballkanit Perëndimor. E pikërisht tani, kur Evropa po përballet me dy lufta – lufta sulmuese e Rusisë në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme – po bëhet e qartë, se një Ballkan Perëndimor i pa stabilizuar mund të jetë një rrezik shtesë për sigurinë. “Lufta sulmuese ruse ndaj Ukrainës e ka bërë një domosdoshmëri gjeopolitike zgjerimin e BE-së”, tha mkinistrja e Jashtme gjermaneAnnalena Baerbocktë hënën (4.03.2024) në Mal të Zi – stacioni i parë i vizitës së saj në udhëtimin dy ditor në Ballkanin Perëndimor.

Koha e zgjedhur për udhëtimi i kryediplomates gjermane nuk është rastësi: Në mes të marsit publikohet raporti i radhës i Komisionit të BE-së për progresin dhe pak pas tij në samitin e BE-së do të diskutohen hapat e mëtejshëm. Vendi anëtar i NATO-s, Mali i Zi, njëri prej gjashtë vendeve aspirante për antarësim në BE, ka përparuar mjaft në procesin e negociatave.

Mali i Zi nisi një reformë në drejtësi dhe posti vakant prej vitesh i kryeprokurorit tani më në fund u plotësua nën presionin e Brukselit. Megjithatë deri në përmbushjen e të gjitha kritereve rruga është e gjatë. Pavarësisht kësaj qeveria pro-europiane e Malit të Zi po nxit procesin me një plan mjaft ambicioz: “28 by 28” është nisma kombëtare, që ka për qëllim antarësimin e vendit deri në vitin 2028 në BE.

Baerbock nuk dëshironte të pozicionohej konkretisht për datën, duke nënvizuar, se duam ta përshkojmë bashkarisht rrugën për në BE e “madje sa më shpejt”. Por zgjerimi nuk është “qëllim në vetvete, por i shërben forcimit të Europës sonë të përbashkët”, tha ajo. Nga 33 kapituj të hapur Mali i Zi deri tani ka përmbyllur vetëm tre. Megjithatë ministri i Jashtëm malazez, Filip Ivanovic, dha një sinjal pozitiv. Vendi i tij do t’i përmbahet datës së anëtarësimit në vitin 2028: “Eshtë e mundur dhe realiste”, siguroi ai.

Në Mal të Zi fryma pro antarësimit në BE është mjaft pozitive: Gati 80 përqind e popullsisë janë për antarësimin e vendit në BE. Ndërsa në Serbi vetëm një në tre qytetarë preferojnë antarësimin e vendit të tyre në BE. Udhëheqja aktuale e Malit të Zi do ta shfrytëzojë këtë frymë pozitive të popullsisë për avancimin e reformave.

Bosnja në udhëkryq, edhe qeveria e Bosnjes dhe Hercegovinës, ku Baerbock qendroi të martën (5.03.2024) siguroi, se do të angazhohet për reformat e nevojshme për në BE. Krahas një ligji për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ky vend do të miratojë edhe një ligj tjetër lidhur me konfliktin e interesit dhe do të nisë reformën në drejtësi.

Ministrja e Jashtme e sheh aktualisjt Bosnjen dhe Hercegovinën në një “udhëkryq vendimtar” në rrugën drejt BE-së. “Ka herë pas here momente në histori, ku duhet kapur çasti dhe duhet shfrytëzuar shansi”, tërhoqi vëmendjen Baerbock në Sarajevo gjatë konferencës së shtypit me homologun boshnjak Elmedin Konakoviç.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sidoqoftë proceset e vendimmarrjes në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të vështira. Për shkak të ndarjes në tri etni të vendit reformat e mëdha janë të lidhura me procese të vështira e të mundimshme të vendimmarrjes. “Secili politikan këtu mund t’i bllokojë proceset e vendimmarrjes”, shpjegoi ministri iJashtëm i Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, gjendjen në vend. “Ne nuk duam t’ua pengojmë shansin qytetarëve tanë për antarësimin në BE”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, pengesë për mos marrjen e datës për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka qenë Franca, e pastaj Bullgaria, e cila ka vendosur dy herë veto. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtete bllok që duhet të marrin datën në të njëjtën kohë. Pritet që me normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj Bullgarinë dhe zgjidhjen e konteksteve historike, kjo e fundit do t’i hap rrugë Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me BE-në, pasi RMV t’i fut bullgarët në kushtetutën e vendit.

Franca kundërshtoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Macron tha atëbotë se këto shtete duhej të bënin ende progres. Po ashtu Franca prej vitesh e kundërshton edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndonëse janë plotësuar të gjitha kriteret që BE-ja i kishte vënë në udhërrëfyes.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Prandaj, pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor janë në Ballkan, përderisa Rajoni juglindor i vendit (0,722)  është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Rajonet më të pazhvilluara të Evropës gjenden në gjysmën perëndimore të kontinentit, ku indeks më të lartë ka Cyrihu (0,989). Indeksi për zhvillim njerëzor është indeks kompozit i Zyrës për raporte për zhvillim njerëzor të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe shfrytëzohet për matje të zhvillimit të një vendi, në bazë të treguesve për jetëgjatësinë, arsimin dhe të ardhurat për kokë banori. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve
Next Article Bretkosa nobelisti Mo Yan dhe klithmat e fëmijëve të vrarë në barkun e nënave!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?