By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balluku: 20 inxhinierë të rinj praktikë të paguar në Albpetrol, do të vlerësohen për punësim të përhershëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balluku: 20 inxhinierë të rinj praktikë të paguar në Albpetrol, do të vlerësohen për punësim të përhershëm
Shqipëri

Balluku: 20 inxhinierë të rinj praktikë të paguar në Albpetrol, do të vlerësohen për punësim të përhershëm

admin
Last updated: 14/07/2025 15:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije sot nisjen e fazës së dytë të projektit të ri për rekrutimin e inxhinierëve të rinj në Albpetrol.

Ky projekt synon të integrojë në trupat operative të ndërmarrjes djem dhe vajza të rinj, studentë në fushat e naftës, gazit dhe gjeologjisë.

“Viti 2024 shënoi fillimin e këtij projekti, ku një grup prej 20 djemsh dhe vajzash, të cilët iu bashkuan Albpetrol vetëm një vit më parë, tashmë janë pjesë e përhershme e stafit tonë”, tha Balluku.

Në fazën aktuale u testuan 45 kandidatë të rinj, nga një total prej 95 aplikimesh, të cilët shprehen dëshirën për t’u bërë pjesë e Albpetrol në vitet 2025 dhe 2026, nëpërmjet një viti prove, një praktikë e paguar dhe shumë e suksesshme.

Ministrja theksoi se “nga ky grup, 20 prej tyre do të fillojnë praktikën e paguar në Albpetrol dhe më pas do të vlerësohen për një punësim të përhershëm. Të tjerët, rreth 35 inxhinierë, do të angazhohen në institucione të tjera publike brenda sektorit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si specialistë në Drejtorinë e Naftës dhe Gazit apo institute teknike.”

Balluku shtoi se ndër vite, sektori është përballur me mungesë të inxhinierëve të rinj për shkak të emigrimit drejt vendeve të tjera, veçanërisht Kanada, por theksoi ajo, “tani vërejmë një dëshirë të madhe të të rinjve për të punuar pranë Albpetrol dhe në sektorin publik”.

Balluku foli për rritje të numrit të vajzave që zgjedhin këtë fushë teknike, e cila tradicionalisht ka qenë e dominuar nga meshkujt.

“Është shumë inkurajuese që në grupin e testimit ishin shumë vajza, që po kontribuojnë në një sektor specifik dhe të rëndësishëm si ai i naftës dhe gazit”, tha ajo.

Balluku u shpreh se po punohet për reformimin e kuadrit ligjor dhe operativ në naftë dhe gaz, duke përfituar qytetarët shqiptarë.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky shpall kreun e ri të Qeverisë së Ukrainës – do të jetë një grua
Next Article GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion ish-shefin e antidrogës në Durrës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?