By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bamir Topi: Ja dy politikanët më të aftë në Parlament, që i përzunë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bamir Topi: Ja dy politikanët më të aftë në Parlament, që i përzunë
Shqipëri

Bamir Topi: Ja dy politikanët më të aftë në Parlament, që i përzunë

admin
Last updated: 22/02/2025 20:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bamir Topi, gjatë fjalës së tij në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka reflektuar për periudhën e kaluar politike, duke përmendur disa figura të njohura të politikës shqiptare që kanë krijuar parti të tjera pas largimit nga partitë më të mëdha.

Ai ka përmendur emra si Ben Blushi dhe Astrit Patozi, të cilët, sipas tij, janë bërë viktima të një sistemi të korruptuar që ka shkatërruar individët dhe partitë që kanë tentuar të ndryshojnë.

Topi shpjegoi se këta politikanë, të cilët kishin potencialin të bëheshin liderë të fortë, u rrënuan dhe u larguan nga skena politike për shkak të “kriminalizimit të sistemit dhe politikës”. Ai ka vënë në dukje se kjo situatë është një pasqyrë e asaj që ka ndodhur me Partinë Demokratike dhe me kryeministrin aktual.

“Pse pak ishte zoti Blushi? Një politikan nga më të aftët në Parlament, intelektual, qytetar, një zë publik, krijoi partinë dhe iku. Pse? Sepse e vodhën, e rrënuan siç na rruan ne”, tha Topi, duke theksuar se kjo është një situatë e përsëritur për ata që kanë tentuar të ndryshojnë sistemin.

“Kështu nuk është më çështje partish politike apo individësh, por është çështje sistemi. Këtu është ndërtuar një sistem që Shqipëria në çdo lloj rrethane, mbetet bipolare, pushteti dhe në pjesën opozitare mbetet PD.

Të kthehemi në të kaluarën, do të përmend disa emra. Duke marrë në konsideratë edhe pjesëmarrjen time në politikë pas Presidencës, ku bashkë me mua ishin një grup njerëzish të nderuar, pjesëmarrës në politikë, të njohur në publik – ndodhi ajo që ndodhi.

Pse pak ishte zoti Blushi? Një politikan nga më të aftët në Parlament, intelektual, qytetar, një zë publik, krijoi partinë dhe iku. Pse? Sepse e vodhën, e rrënuan siç na rruan ne. Pak ishte zoti Patozi? Gazetar, politikan, krijoi partinë e tij dhe iku edhe ai.

Çfarë shoh unë këtu? Shoh individë që kanë krijuar disa parti politike. Kanë patur akses mediatik gjatë gjithë kësaj periudhë dhe po të shikoni po vjen e ngushtohet hapësira e po dalin në pah sërish ata që e shkatërruan sistemin kryeministri aktual dhe kryetari i PD”, tha ai.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kam qenë në një moment kritik kur Elvana…”/ Bardhi thotë emrat e 3 reperëve më të mirë shqiptarë
Next Article Balla: PS ka regjistruar 100 mijë emigrantë vetëm në Itali, për të votuar në 11 maj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?