By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Banorët e Grushinës 10 ditë s’kanë ujë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Banorët e Grushinës 10 ditë s’kanë ujë
Maqedoni

Banorët e Grushinës 10 ditë s’kanë ujë

admin
Last updated: 27/03/2024 17:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Mbi 1200 banorë të fshatit Grushinë të Komunës së Haraçinës tashmë 10 ditë kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Banorët akuzojnë drejtuesit e komunës se dëshirojnë të marrin nën menaxhim ujësjellësin e fshatit, që sipas tyre, para disa dekadash është ndërtuar me investim të vet banorëve. Të revoltuar, banorët thonë se pompa e ujit në Grushinë që punon me energji elektrike tashmë i është transferuar ndërmarrjes publike komunale “Ambienti” për të cilin nuk pajtohen banorët e fshatit.

“Ne e kemi qe 50 vjet këtë ujësjellësin këtu, vet e me kontributin tonë e kemi bë”, tha një qytetar.

Në mungesë të ujit, banorët detyrohen të blejnë ujë për pije ndërsa për nevojat e tjera mbushin në çezmat e fshatit. Mungesa e ujit tashmë po shkakton probleme edhe në shkollën e fshatit. Nxënësit thonë se po kundërmon erë e rëndë.

“Klasa e tretë jam, dy javë nuk ka ujë, era shumë po vjen tualet, as në shtëpi nuk kemi ujë. Po marim faculeta të lagura prej në shtëpi”, u shpreh një nxënëse.

“Hiç s’ka edhe era çdo ditë vjen në shkollë. Edhe për në shtëpi çdo ditë unë mbushi ujë. Ndonjëherë na thonë mësuesit nëse keni nevojë për tualet shkoni në shtëpi”, shtoi një nxënës.

Nga Komuna e Haraçinës thanë se janë në koordinim me këshilltarët komunalë nga fshati Grushinë për zgjidhjen e kësaj çështje. Sipas komunës, zgjidhja qëndron në duart e vet banorëve nëse do të kenë një qëndrim përfundimtar se kush do ta menaxhoj ujësjellësin dhe shpenzimet e rrymës për funksionimin e pompës së ujit. Nga komuna pranuan se në Grushinë ekziston një rrjet ujësjellësi i ndërtuar dhe menaxhuar nga vet banorët mirëpo deri tani rryma e harxhuar i është faturuar ndërmarrjes komunale “Ambienti” e cila për shkak të shpenzimeve të larta nuk ka arritur të shlyej borxhet ndaj EVN-së që ka rezultuar me ndërprerje të rrymës. 

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article KSHZ miratoi Udhëzimin që në zgjedhjet e dyfishta më 8 maj në vendvotime të shkohet njëherë
Next Article Rufi Osmani lartëson figurën e Arben Taravarit: Rikthen shpresën e humbur te shqiptarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?