Banorët e një lagjeje në Stockton, Kaliforni, janë ankuar duke e çuar çështjen deri te autoritetet më të larta” për një derr shtëpiak që u shkatërron kopshtet duke dalë shpesh nga oborri.
Derri, një 7-muajsh i quajtur Wiggly, është parë duke gërmuar në prona të ndryshme.
Autoritetet konfirmuan se kafsha ishte në gjendje të lirë më 14 korrik, por nuk u gjet kur u kontrollua zona dy ditë më vonë.
Sipas rregullores lokale, derrat nuk lejohen si kafshë shtëpiake në qytetin e Stocktonit.
Andaj, pronarit i është dhënë një afat prej 14 ditësh për ta larguar kafshën.