By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja
Kosovë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

admin
Last updated: 23/06/2026 09:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit apo presidentes së Kosovës duhet të jetë prioritet pas konstituimit të Kuvendit, duke paralajmëruar se moszgjedhja e kreut të shtetit brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh do ta çonte vendin në zgjedhje të reja, raporton Ekonomia Online.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Baraliu ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se mandatin për formimin e Qeverisë e jep presidenti ose presidentja e zgjedhur dhe jo ushtruesi i detyrës.

“Kushtetuta thotë qartë presidentja e vendit ose presidenti, ka të drejtë ta mandatojë, pra nuk thotë ushtruesja e detyrës ose ushtruesi i detyrës. Pra, është e qartë që Kushtetuta kërkon që në këtë rast do të duhej menjëherë pas çertifikimit të rezultateve, verifikimit të mandateve, dhënies së betimit të deputetëve, konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit, dhe do të duhej dhe presidentës, do të duhej me prioritet presidentin apo presidenten ta kemi të zgjedhur e më vonë Qeverinë, në mënyrë që ta shfrytëzojmë rastin, pasi të konstituohet Kuvendi, te kemi mundësi, sepse Kushtetuta thotë po ashtu në mënyrë determinuese domethënë dhe imperative që 60 ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet zgjedhja e presidentit”, tha ai.

Sipas Baraliut, pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryetarit të tij, institucionet kanë obligim kushtetues që brenda afatit të përcaktuar të zgjedhin presidentin e vendit.

“Pra, rrjedhimisht e kemi për detyrë sipas Kushtetutës që ta konstituojmë Kuvendin, ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit dhe kryetari i Kuvendit me mandat të plotë, pastaj brenda 60 ditësh të gjitha institucionet, Kuvendi, me një seancë të cilën duhet të jenë 80 deputetë të pranishëm për të votuar për, kundër ose abstenim, duhet të zgjedhur presidentin apo presidenten e vendit”, tha ai.

Ai ka paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit kushtetues do të prodhonte një krizë të re institucionale dhe zgjedhje të parakohshme.

“Nëse kjo nuk ndodh brenda 60 ditësh, fatkeqësisht përsëri vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme dhe të parakohshme”, tha Baraliu për Ekonomia Online.

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Next Article Substanca që i jep aromën kanellës ndikon në uljen e peshës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?