By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardhi kërkon raportimin e institucioneve të pavarura, Spiropali: Janë kalendarizuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bardhi kërkon raportimin e institucioneve të pavarura, Spiropali: Janë kalendarizuar
Shqipëri

Bardhi kërkon raportimin e institucioneve të pavarura, Spiropali: Janë kalendarizuar

admin
Last updated: 26/06/2025 11:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali replikoi sot me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me raportimin e institucioneve të pavarura në Kuvend.

Bardhi kërkoi që institucionet e pavarura të raportojnë brenda kësaj legjislature.

“Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të gjitha institucionet e pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj do të duhet të raportonin kohë më parë në Kuvend dhe seanca plenare të kishte mundësi që të jepte rekomandimet përkatëse ndaj këtyre institucioneve. Konferenca e Kryetarëve dhe seanca plenare miratoi kalendarin e raportimeve të institucioneve kushtetuese dhe të krijuara me ligj, përfshi institucionet e drejtësisë”, tha Bardhi.

Ai theksoi se, “në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë asnjë shpjegim Kuvendi dhe të gjitha komisionet kanë anuluar raportimin e institucioneve të pavarura në Kuvend, duke e shtyrë këtë në kohë në legjislaturën tjetër”.

Kryetarja e Kuvendit u përgjigj se “të 26 institucionet e pavarura janë të parashikuara në kalendarin e Kuvendit ashtu siç e kemi miratuar për të diskutuar dhe sigurisht është në tagrin e komisioneve për t’i vendosur në agjendë e në kalendar dhe për t’i diskutuar në Komisione. Kështu që në varësi, besoj, të komisioneve dhe të të gjithë anëtarëve të komisioneve, deputetëve duhen kalendarizuar edhe dëgjesat me institucionet e pavarura”.

“Ka qenë në pamundësi besoj të deputetëve dhe të drejtuesve të komisioneve për t’i përfshirë në kalendar dhe në dëgjesë për shkak dhe të asaj që kemi thënë herën e shkuar, prezencën e deputetëve dhe të tjera çështje që i kemi diskutuar. Por, në kalendar, sigurisht sipas detyrës sonë, ato janë përcaktuar dhe janë kaluar dhe në kalendar dhe janë votuar edhe në seancë”, tha Spiropali.

“Detyrën tonë do ta bëjmë si për dëgjesat e institucioneve të pavarura dhe krerëve të tyre në komisione, ashtu edhe në seancë plenare. Nuk mund ta them a mund të bëhen brenda këtij sesioni, por duke qenë se janë në kalendar besoj se mundësia është. Ndoshta jo për të gjitha, por për disa prej tyre”, theksoi Spiropali.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dumani: 43 procedime penale për krimet zgjedhore, kontrolle banesash dhe zyrash
Next Article Zgjedhja e Avokatit të Popullit – Noka: Të jetë në rend të ditës, Peleshi: Në shtator

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?