By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardi i Bruklinit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Bardi i Bruklinit
Kulturë

Bardi i Bruklinit

admin
Last updated: 02/05/2024 15:38
By admin 9 Min Read
Share
SHARE

Nga: Lisa Allardice
Përkthimi: Telegrafi.com

Ashtu si Çikagoja për Saul Bellowin ose Nju-Xhersi për Philip Rothin, shkrimtari amerikan Paul Auster [3 shkurt 1947 – 30 prill 2024] gjithmonë do të mbetet sinonim i Bruklinit. Ishte “i shenjti mbrojtës i Bruklinit letrar” – sipas artikullit të New York Times-it, botuar pas vdekjes së tij këtë javë. Shumë kohë përpara se Bruklini të përflitej për novelistët e rinj aspirantë, Austeri e zuri vendin e vet me koleksionin e tij të parë, Trilogjia e Nju-Jorkut [The New York Trilogy] – veprën për të cilën do të mbahet mend më shumë. Cilido që lexon libra e që u rrit në vitet 1980, do ta ketë një kopje të dëmtuar diku në raftet e veta. Qyteti i qelqit [City of Glass], rrëfimi kryesor, u refuzua 17 herë përpara se të botohej si roman në vitin 1985.

Mesatarisht botonte një libër në vit. Romani i tij i fundit, Bamgartneri [Baumgartner] – që flet për një autor tetëdhjetëvjeçar – u botua në fund të vitit të kaluar. Shkroi gjithashtu tekstin e librit me fotografi, Gjakderdhja e kombit [Bloodbath Nation] – për të shtënat masive në ShBA – i cili u botua në fillim të vitit të kaluar. Ishte sa i zhdërvjellët aq edhe i jashtëzakonshëm – në gjendje të përdorte me po aq elegancë dorën si ndaj teksteve letrare, ashtu edhe në përkthim, poezi dhe skenarë. Siç thotë shkrimtarja amerikane Rachel Kushner, “që nga përkthimi i Maurice Blanchotit në fillimet e karrierës, te formësimi letrar në Trilogjinë e Nju Jorkut – të cilin çdo shkrimtar i brezit tim e lexoi, e përvetësoi dhe në një mënyrë reflektoi – e deri në vitet e vona me biografinë prej 800 faqeve për Stephen Cranein, Austeri na tregon se çfarë do të thotë të jesh pafundësisht kureshtar, ambicioz dhe mbi të gjitha letrar”.

Kujtimet e Austerit përfshijnë veprat Shpikja e vetmisë (1982), që është një meditim mbi atësinë – shkruar pas vdekjes së babait; Pasiguria [Hand to Mouth, 1997], që flet për të rininë e varfër dhe jetën pa para si shkrimtar; dhe Ditari i dimrit [Winter Journal, 2012] që flet rreth plakjes dhe thyerjes shpirtërore. Në vitet 1990 shkroi edhe tre skenarë: Tymi [Smoke], Fytyra e trishtuar [Blue in the Face] dhe Lulu në urë [Lulu on the Bridge], regjinë e të cilëve po ashtu e bëri.

Por, si shkrimtar i tregimeve të shkurtra dhe si romancier, ai e fitoi reputacionin si një prej shkrimtarëve më inventivë amerikanë të gjeneratës së tij – me veprat e mirënjohura që përfshijnë këta tituj: Pallati i Hënës [Moon Palace, 1989], Muzika e rastit [The Music of Chance, 1990] dhe Libri i iluzioneve [The Book of Illusions, 2002]. I vlerësuar si “yll roku” në Francë, në vitin 1991 nga Qeveria franceze u shpall kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë. Në vendin e vet ishte pjesë e një elite letrare amerikane – me miq të ngushtë ku përfshihen Don DeLillo, Peter Carey dhe Salman Rushdie.

“Ishte vetvetja”, shkroi Orhan Pamuk me email, miku i tij qëkur u takuan më 1991. “Kam shumë respekt dhe admirim për punën e tij”.

Gruaja e tij e parë ishte shkrimtarja e tregimeve të shkurtra, Lydia Davis, e dyta Siri Hustvedt – lexuesja dhe redaktorja e parë qëkur u martuan në vitin 1982. “Nuk mund të mendoj asnjë rast të vetëm kur unë nuk e kam ndjekur këshillën e saj”, ka thënë ai për Paris Review më 2003. (Përmes lojës së fjalëve, narratori i romanit të tij të vitit 1992, ka inicialet P. A., ndërsa gruaja e tij quhet Iris – Siri, e shkruar mbrapsht.) “Askush nuk mund të thotë se nga vjen një libër, aq më pak ai që e shkruan”, ka thënë Peter Aaron te Leviatani [Leviathan]. “Librat lindin nga injoranca, dhe nëse vazhdojnë të jetojnë pasi të jenë shkruar, kjo është vetëm për nivelin në të cilin nuk mund të kuptohen”.

Si shkrimtar i ri në fund të viteve 1970, pushoi në përpjekjen për të bërë “letërsi” – pasi e gjeti stilin e vet të paimitueshëm. “Gjithmonë kam dashur të shkruaj atë që për mua është e bukur, e vërtetë dhe e mirë”, shkroi ai te Jeta në fjalë [A Life in Words, 2017], “por, gjithashtu jam i interesuar për shpikjen e mënyrave të reja për të rrëfyer. Doja të nxirrja gjithçka jashtë”. Dhe, kjo është pikërisht ajo që bëri: e lidhi post-modernizmin e ndërlikuar evropian me të zymtën amerikane [noir], për të bërë diçka kreative dhe të re. Puna e tij kishte tensionin e një thrileri (kritiku i revistës The New Yorker, James Wood, akuzoi se veprat e tij kanë “atmosferën e filmave B”). Nga vrapimet e shkurta e deri te maratona e romanit 4321, i cili i tregon katër versione të së njëjtës histori (për një djalë hebre që lindi, po si Austeri, më 1947 në Njuark), Austeri gjithmonë i mjegullonte skajet midis trillimit dhe realitet.

Humbja, pikëllimi dhe identiteti, versionet e vetvetes (në shkallë të ndryshme të maskimit) që shfaq në letërsi, referencat për shkrimtarët amerikanë të shekullit XIX, fletoret shënimeve dhe bejsbolli (deri në moshën 17-vjeçare donte të ishte bejsbollist), ishin temat që ai i donte.

- Advertisement -
Ad imageAd image

E shkruante “një paragraf”, duke e filluar gjithmonë çdo roman me dorë – preferonte fletoret me vijat katërkëndëshe (katrorë të vegjël). “Çdo libër fillon me fjalinë e parë dhe pastaj vazhdoj derisa të arrij tek e fundit. Gjithmonë me rend, një paragraf pas tjetrit”, tha ai për Paris Review. Kur ishte i kënaqur me paragrafin, atë e shtypte. Deri në 15 vitet e fundit – kur një asistent nisi t’i shtyp ato në kompjuter – këtë vetë e bënte me makinën e shkrimit Olympia të cilën e bleu nga një mik në kolegj më 1974 (me piktorin Sam Messer për këtë ka shkruar në librin e tij të vitit 2002, Rrëfimi për makinën time të shkrimit/The Story of My Typewriter). Aktin e shtypjes e quante “leximi me gishta”, duke redaktuar dhe rishikuar vazhdimisht teksa vazhdonte tutje.

“Kaq shumë gjëra të çuditshme kanë ndodhur në jetën time, kaq shumë ngjarje të papritura dhe të pamundura, saqë nuk jam më i sigurt nëse ende e di se çfarë është realiteti”, tha ai në vitin 2003. Në një udhëtim kur ishte 14 vjeç, një djalë pranë tij u godit nga rrufeja. Qëndrimi pranë djaloshit “i cili në thelb u vra nga perënditë, ndryshoi gjithë pikëpamjen time për botën”, tha ai për The Guardian në vitin e kaluar, në një nga intervistat e tij të fundit. Kjo gjithashtu ndikoi në mënyrën se si shkroi: e përdori ngjarjen si tregim të shkurtër edhe në 4321. E, kohët e fundit familja e tij u godit nga tragjedia – pas vdekjes së mbesës dhe më vonë të djalit të tij.

Për Austerin shkrimi ishte akt besimi dhe akt të cilit vazhdoi t’i shërbente deri në fund. “E bën një pakt me veten, për ta thënë të vërtetën dhe më parë e pret krahun e djathtë sesa e thyen atë premtim”. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article VLEN: Qeveri dhe Badinter PO, pa BDI-në dhe Levicën
Next Article Kasami: VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?