By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Basha: Pensionistët, viktima të keqqeverisjes së Ramës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Basha: Pensionistët, viktima të keqqeverisjes së Ramës
Shqipëri

Basha: Pensionistët, viktima të keqqeverisjes së Ramës

admin
Last updated: 18/11/2024 12:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi sot në rrjetet sociale për projektbuxhetin e vitit 2025 dhe masës së bonusit të fundvitit që u zbulua sot në Kuvend nga Kryeministri Rama.

Basha tha se qeveria po përdor pensionistët si mjet për lëmosha elektorale, ndërsa thotë se ekonomia shqiptare është shndërruar në një mjet përfitimi për një grusht të vogël njerëzish, ndërsa pensionistët janë lënë në mjerim.

“Skema aktuale e pensioneve po shkon drejt falimentimit për shkak të shpopullimit masiv dhe rënies së kontributeve, ndërsa indeksimet e vogla dhe bonuset elektorale nuk janë zgjidhje afatgjata. Programi i Demokratëve Euroatlantikë ka një plan konkret që përfshin: rritje të pensioneve me të paktën 20%, indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit, bonus të përhershëm prej 250 mijë lekësh të vjetra për pensionet e ulëta si dhe rimbursim të barnave jetike për pensionistët”, thotë Basha.

Sipas tij, bonuset elektorale të lëvruara për të fshehur premtimin e pambajtur ndaj pensionistëve, nuk e fshehin dot dështimin.

“Pensionistët shqiptarë janë viktimat e keqqeverisjes dhe korrupsionit të përhapur në çdo degë të qeverisjes, ndaj zgjidhja nuk është pikatorja me interesa politike, por një ndryshim rrënjësor që i hapë rrugë një qeverie që kujdeset për pensionistët dhe familjet shqiptare”, u shpreh Basha.

Basha u shpreh se një qeveri që i ka shërbyer vetëm vetes në 12 vjet, nuk i shërben dot shqiptarëve edhe për katër vite të tjera.

“Angazhimi ynë konkret për rritje me të paktën 20% të pensioneve dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit, dhe bonus të përhershëm prej 250 mijë lekësh të vjetra për pensionet e ulëta, është detyrim i pashmangshëm për moshën e tretë, e cila meriton më shumë. Po ashtu ne do të rimbursojmë barnat jetike për pensionistët, në mënyre që të mos çojnë pjesën më të madhe të pensionit për të blerë ilaçe”, cilësoi Basha.

“Rimëkëmbja e sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike e garantuar nga ulja e taksave, mirëqeverisja dhe lufta frontale kundër korrupsionit, do të na mundësojë t’u japim pensionistëve shqiptarë një jetë të dinjitetshme”, përfundoi Basha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama: 150 euro bonus për pensionet deri në 20 mijë lekë, 100 euro për të tjerët
Next Article Noka: Buxheti i fundit që mazhoranca do të ketë mundësinë të miratojë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?