By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Basha: Program reformues për të nisur një faqe të re për ekonominë e vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Basha: Program reformues për të nisur një faqe të re për ekonominë e vendit
Shqipëri

Basha: Program reformues për të nisur një faqe të re për ekonominë e vendit

admin
Last updated: 17/09/2024 15:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi sot se, programi i demokratëve euroatlantikë nis një faqe të re për ekonominë e vendit.

Basha në një postim në rrjetet sociale u shpreh se “raporti i fundit i Agjencisë Europiane për Azilin thotë se bashkëqytetarët tanë kryesojnë, me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, për nga numri i kërkesave për azil në Bashkimin Europian, në gjysmën e parë të këtij viti”.

“Një lajm i trishtë, por jo i ri, pasi modeli i dështuar qeverisës është i njëjti dhe nuk krijon mundësi, meritokraci dhe barazi para ligjit”, shkruan Basha.

“Shqipëria meriton më shumë se politikat klienteliste dhe korruptive, që kanë nginjur pushtetarët dhe kanë larguar shqiptarët. Prandaj, ne kemi përgatitur një program reformues për të lënë pas këtë model të përqëndruar te interesat e pushtetarëve, për të nisur një faqe të re për ekonominë e vendit, me taksën e sheshtë 9%, me Fondin për Mirëqenien e Familjes, me Reformën e Pronës, shkolla të hapura gjithë ditën – ku fëmijët të formohen e të kenë drekën e garantuar, dhe dhjetra propozime të tjera që demokratët euroatlantikë do të diskutojnë me ju këto muaj”, thekson Basha.

“Në zgjedhjet që po afrojnë diferenca mes të ardhmes dhe të shkuarës nuk ka qenë kurrë më e qartë. Dallimi mes politikës si mjet për fuqizimin personal të pak njerëzve dhe i politikës si mjet për të fuqizuar qytetarët nuk ka qenë kurrë më i lehtë”, shton ai.

“Angazhimi për të qenë në krah të SPAK, përmes mbështetjes konkrete, dhe jo minimit të veprimtarisë së tij, përmes pazareve, nuk ka qenë kurrë më i domosdoshëm, për të kuptuar se kush kërkon ta mbajë Shqipërinë kështu, si një vend në duart e pak njerëzve nga i cili largohen gjithë të tjerët, dhe kush do një ndryshim të vërtetë, që vjen përmes një qeverie që lufton korrupsionin, garanton mirëqeverisjen dhe siguron mirëqenien për të gjithë”, përfundon Basha.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ministri Fillkov realizoi takim me drejtuesin e Zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Oleg Solldatov
Next Article Votimi elektronik, Celibashi: Nuk bëhet dot në 6 qarqe, maksimumi vetëm në 3

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?