By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bashkimi bën fuqinë – Tri shoqatat atdhetare të Malësisë lidhin marrëveshje bashkëpunimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bashkimi bën fuqinë – Tri shoqatat atdhetare të Malësisë lidhin marrëveshje bashkëpunimi
Bota

Bashkimi bën fuqinë – Tri shoqatat atdhetare të Malësisë lidhin marrëveshje bashkëpunimi

admin
Last updated: 02/02/2025 21:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj, ka njoftuar për hapin e madh, lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit të tri shoqatave atdhetare që kanë origjinë nga Malësia dhe të cilat punojnë në tri zona të ndryshme të Amerikës për Malësinë.

“Bashkimi bën fuqinë, ne jemi bashkuar që faktori shqiptar të jetë i gjithëpranishëm, nga Nju Jorku , Uashingtoni, Miçigani e deri në Kaliforni dhe që kauzat tona kombëtare të arrihen më lehtë”, ka shkruar Dedivanaj.

Deklarata e tij e plotë:

Të dashur bashkatdhetarë,

Nga ky moment jemi një ditë më afër prosperitetit të gjithanshëm të popullit tonë, nga ky moment jemi një ditë më afër realizimit të idealit të bashkimit kombëtar!

Me krenari dhe kënaqësi të madhe ju njoftojmë se shoqatat “Malësia e Madhe NY”, “Malësia në Kaliforni” dhe “Jehona e Malësisë”, në frymë të përbashkët , kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila përcakton se tani e tutje çdo formë e veprimtarisë në komunitetin shqiptar në SHBA do të jetë e unifikuar dhe unanime. Ky lloj bashkëpunimi nënkupton të gjitha aktivitetet dhe sferat e veprimtarisë sonë atdhetare, që nga puna jonë për mirëqenien dhe prosperitetin e komunitetit tonë shqiptar në SHBA, deri te zhvillimi dhe përparimi i vendlindjes sonë. Duke ditur që bashkimi bën fuqinë, ne jemi bashkuar që faktori shqiptar të jetë i gjithëpranishëm, nga Nju Jorku , Uashingtoni, Miçigani e deri në Kaliforni dhe që kauzat tona kombëtare të arrihen më lehtë!

Fati deshi që pika e ktheses e bashkimit tonë të jetë pikërisht figura e Atit të kombit tonë, Skënderbeut, ku aksioni ynë i përbashkët për ngritjen e përmendores së kryheroit të kombit në Malësi na nxiti të bashkëpunojmë dhe bashkëveprojmë, sepse kur jemi bashkë, fjala “e pamundur” nuk ekziston në fjalorin tonë! Një kontribut të jashtëzakonshëm për arritjen e këtij momenti historik dhanë të gjithë bashkatdhetarët tanë përmes ruajtjes dhe kultivimit shembullor të gjuhës, kombit dhe identitetit tonë shqiptar!

U bëftë bashkëpunimi ynë model përparimi dhe model veprimi për të gjithë shqiptarët anembanë botës. Uniteti ynë inkurajoftë unitetin e kombit shqiptar!

Gjithmonë bashkë!

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gashi i PDK-së: Jam i gatshëm për debat me Kurtin, s’ka bërë asnjë punë për vendin
Next Article Shkak plakja dhe shtimi i sëmundjeve, gjatë vitit të shkuar u importuan 28.2 miliardë lekë barna

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?