Dibër, 21 maj – Nëpunësit policorë të Stacionit Policor – Dibër e privuan nga liria një banor të Dibrës, tek i cili kanë gjetur armë dhe municion.
“I privuar nga liria, dje në orën 15:30 S.Sh. (56) nga Dibra, tek i cili gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Vzor” kalibri 7.65 mm, 52 fishekë kalibri 7.65 dhe 7.62 mm. Të njejtat i ka poseduar pa dokumentacion”, informoi Stefan Dimovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme-Ohër.
Gjatë bastisjes janë gjeutr dhe marrë edhe gjëra tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 396 të Kodit Penal.
