By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bastisje në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq – dyshime për keqpërdorim detyre dhe korrupsion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Bastisje në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq – dyshime për keqpërdorim detyre dhe korrupsion
Kosovë

Bastisje në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq – dyshime për keqpërdorim detyre dhe korrupsion

admin
Last updated: 07/05/2026 12:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 7 maj, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektorati Policor i Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke zhvilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Në njoftimin zyrtar thuhet se aksioni po realizohet në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Aksionet po realizohen në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për bastisjen e pesë (5) personave zyrtarë dhe dy (2) personave civilë/qytetarë”, thuhet në komunikatë.

Sipas Prokurorisë, personat e dyshuar lidhen me disa vepra të rënda penale.

“Të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me disa vepra penale, përfshirë: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelja e fshehtësisë së procedurës, marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit, keqpërdorimi i informatës zyrtare, mashtrimi, legalizimi i përmbajtjes së rreme, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit”, thuhet në njoftim.

Hetimet paraprake dyshojnë për përfitime të kundërligjshme pasurore përmes manipulimit të dokumenteve pronësore.

“Sipas dyshimeve fillestare të dyshuarit dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale që lidhen me përfitime të kundërligjshme pasurore, përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të palëve pronare”, thuhet më tej.

Prokuroria thekson se zyrtarët e dyshuar kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore.

“Pesë (5) persona zyrtarë dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore”, thuhet në komunikatë.

Institucionet e përfshira kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për zbardhjen e rastit.

You Might Also Like

PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë parti heqin dorë nga gara

Kreshnik Smajlaj nga sot do ta udhëheqë degën e AAK-së në Prishtinë

Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik

Palatova–Kurtit: BE s’mund thjesht ta japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parisi: Nuk heqim sanksionet ndaj Iranit për sa kohë Hormuzi mbetet e mbyllur
Next Article Luis Enrique është gjeni: A e dini pse e urdhëroi portierin e tij ta gjuante topin jashtë në anën e majtë?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes
Maqedoni
Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?
Maqedoni TOP LAJM
Nicole Varnes vizitoi Manastirin, fokus bashkëpunimi ekonomik dhe inovacioni
Maqedoni
PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë parti heqin dorë nga gara
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?