By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bauer: NATO i mbron lirinë, demokracinë dhe të drejtat sovrane të popujve vetë ta përcaktojnë fatin e tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bauer: NATO i mbron lirinë, demokracinë dhe të drejtat sovrane të popujve vetë ta përcaktojnë fatin e tyre
MaqedoniNATOTOP LAJM

Bauer: NATO i mbron lirinë, demokracinë dhe të drejtat sovrane të popujve vetë ta përcaktojnë fatin e tyre

admin
Last updated: 16/09/2023 17:33
By admin 5 Min Read
Share
Den Haag, 30 Januari 2017 .Portret P-CDS Rob Bauer...
SHARE

Bruksel, 16 shtator – Planet e NATO-s dhe mbrojtja kombëtare kurrë deri më tani nuk kanë qenë kaq të lidhura ngushtë. Planet për të cilat ramë dakord në Samitin në Uillnius do të ndikojnë në zhvillimin e të gjitha forcave tona të armatosura për dekadat e ardhshme dhe po ndërmarrim hapa të guximshëm për të forcuar më tej përpjekjet tona për përgjigje dhe mbrojtje, porositi sot kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer në fjalimin hyrës në Konferencën e Komitetit  që po mbahet në Oslo.

 “Pjesa qendrore e gjithë kësaj janë përmbledhja  e planeve për Përgjigje dhe dhe Mbrojtje të rajonit euro-atlantik (DDA). Kjo i përfshin planet rajonale, të cilat janë gjeografikisht specifike dhe që përshkruajnë se si do t’i mbrojmë pjesët kyçe dhe relevante të Aleancës sonë. Planet rajonale bazohen në kërkesa objektive, të cilat saktësojnë se cilat mjete apo kapacitete nevojiten në kushte krize apo konflikti, shtoi Baueri në fjalimin në tubimin ku mori pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.

 Baueri potencoi se këto plane janë materie e gjallë që duhet të përditësohen vazhdimisht pasi shfaqen kërcënime të reja dhe duhet të realizohen.

“Sot do të bisedojmë  për realizimin, ndërsa ai përfshin më shumë ushtarë në një nivel më të lartë gatishmërie, ndërtimin dhe zhvillimin të aftëssë, përshtatjes së strukturave të komandës dhe kontrollit të NATO-s, logjistikën më të madhe, mbështetjen e vendit nikoqir, mirëmbajtjen, mobilitetin ushtarak dhe riplotësimin dhe rishpërndarjen e furnizimeve dhe më e rëndësishmja kjo përfshin më shumë stërvitje dhe trajnime të mbrojtjes kolektive”, theksoi Baueri. 

 Ai thekson se ky takim i Komitetit po mbahet në një kohë kur rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është nën presion të ashpër dhe kur njerëzit, si në mbarë botën ashtu edhe në vendet anëtare të NATO-s, janë gjithnjë e më të ndarë dhe kur rriten nivelet e kërcënimeve.

 Ai theksoi se makineria ruse për dezinformim po përpiqet të nxisë pakënaqësi dhe ndarje në demokracitë perëndimore, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë përpjekje për ta ndarë NATO-n.

Ai theksoi se profesioni ushtarak sjell mundësi të mëdha, por kërkon edhe sakrifica të mëdha, ndaj në emër të Komitetit Ushtarak  shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë “burrat dhe gratë që shërbejnë në Aleancën tonë”.

 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Norvegjeze, gjenerali Eirik Kristofersen, i cili është edhe nikoqir i Konferencës, në fjalim shprehu kënaqësinë që në këtë tubim të Komitetit Ushtarak të NATO-s janë të pranishëm edhe përfaqësues të Finlandës dhe Suedisë.

“Integrimi i të gjitha vendeve nordike në NATO është i mirë për Norvegjinë dhe vendet tona fqinje dhe për forcimin e NATO-s. Në vitet në vijim, së bashku do të zhvillojmë mënyra të reja për mbrojtje  dhe përgjigje  në krahun verior të NATO-s”, tha Kristofersen.  

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai theksoi se ky takim po mbahet në një kohë lufte kur “miqtë tanë ukrainas” po luftojnë për atdheun e tyre, lirinë, demokracinë dhe paqen, si vlera që i ndajnë të gjithë anëtaret e NATO-s.

Ai theksoi se sot NATO-ja është më e bashkuar se kurrë më parë, duke potencuar se edhe pse Rusia dëshironte të “fusë një pykë” në Aleancë, duke e sulmuar Ukrainën dhe rendin botëror ndërkombltra të bazuar në rregulla, e arriti të kundërtën. 

Para të pranishmëve fjalim mbajti edhe ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjorn Arild Gram i cili theksoi  se për Norvegjinë tema kyçe janë roli i NATO-s në Veriun e Largët, ndarja e barrës së mbrojtjes, transformimi i Aleancës, anëtarësimi i Suedisë dhe mbështetja për Ukrainën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai u përqendrua edhe në  nevojën për përpjekje kolektive për modernizimin e mbrojtjes dhe e theksoi angazhimin e Norvegjisë për ta realizuar angazhimin për ndarjen e të paktën dy për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto për shpenzimet e mbrojtjes.

Sipas tij,  me rëndësi kryesore për sigurinë është anëtarësimi i Suedisë në NATO.

Konferenca treditore e Komitetit Ushtarak të NATO-s, solemnisht u hap mbrëmë, ndërsa sot po mbahet  pjesa e saj punuese. Siç bëri të ditur NATO-ja, në Konferencë pjesëmarrësit do t’i shqyrtojnë vendimet e marra nga shefat e shteteve apo qeverive në Samitin në Uillnus në korrik të këtij viti, me qëllim të forcimit të mbrojtjes dhe përgjigjes në afat të gjatë, në të gjitha fushat dhe kundër të gjitha kërcënimeve dhe sfidave.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Intervistë Ekskluzive, Fatmir Bytyqi: Prej anëtarësimit tonë në NATO investimet janë rritur çdo vit, sivjet kalojnë mbi 1 miliardë euro
Next Article Pendarovski për Zhurnal: Propaganda ruse mjaft aktive në Maqedoni, narrativa e saj është se nuk na nevojitet as NATO as BE (VIDEO)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?