By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BB: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > BB: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune
Shqipëri

BB: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

admin
Last updated: 28/11/2026 14:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë nga 13 mijë deri në 18 mijë vende të reja pune në periudhën afatmesme, kryesisht në agroturizëm, menaxhimin e mbetjeve dhe digjitalizimin e pagesave.

Këto janë gjetjet e raportit të ri të Grupit të Bankës Botërore, i publikuar sot, i cili evidenton mundësitë e investimit në këta tre sektorë dhe reformat e nevojshme për t’i nxitur ato.

Sipas raportit “Diagnostikimi i Sektorit Privat në Shqipëri”, mobilizimi i kapitalit privat është thelbësor për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë, afrimin me standardet e Bashkimit Evropian dhe zgjerimin e mundësive të punësimit.

Menaxheri i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci, duke komentuar raportin, u shpreh se vendi mund të shfrytëzojë kërkesën e lartë në turizëm, kalimin drejt ekonomisë qarkulluese dhe reformat në pagesat digjitale për të tërhequr më shumë investime private dhe për të krijuar vende pune më cilësore.

“Për ta realizuar këtë nevojiten reforma konkrete, që u ofrojnë investitorëve rregulla më të qarta, informacion më të besueshëm për tregun dhe më shumë siguri për të investuar kapitalin e tyre”, theksoi Paolucci. Në sektorin e agroturizmit, raporti vlerëson se investimet mund të ndihmojnë në zgjerimin e ofertës turistike përtej zonave bregdetare dhe sezonit veror, duke forcuar lidhjet mes turizmit dhe bujqësisë dhe duke krijuar të ardhura e punësim në zonat rurale.

Megjithatë, zhvillimi i këtij sektori përballet me pengesa që lidhen me mangësitë në certifikim, mungesën e informacionit për tregun, vështirësitë në gjetjen e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe zbatimin jo të njëtrajtshëm të rregullave. Përmirësimi i këtyre elementeve shihet si i nevojshëm për të nxitur investime me vlerë më të lartë.Një tjetër fushë me potencial është menaxhimi i mbetjeve, ku Banka Botërore evidenton mundësi për investime private në grumbullim, trajtim, riciklim dhe rikuperim materialesh. Për tërheqjen e kapitalit në këtë sektor kërkohet më shumë qartësi mbi rolin e biznesit privat, procedura më të parashikueshme për lejet, kontrata të qëndrueshme dhe të dhëna të besueshme për mbetjet, shkruan ATSH.

Ndërsa digjitalizimi i pagesave vlerësohet se mund të nxisë formalizimin e ekonomisë, përfshirjen financiare dhe produktivitetin, duke krijuar mundësi të reja për bankat, kompanitë fintech dhe sipërmarrjet teknologjike.Raporti vëren se, pavarësisht përparimit ekonomik të dekadës së fundit, informaliteti, mungesa e aftësive profesionale, qasja e kufizuar në financim, mangësitë infrastrukturore dhe dobësitë në zbatimin e rregullave vijojnë të pengojnë investimet private.

Sipas të dhënave të raportit, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri është rritur nga 24% e mesatares së Bashkimit Evropian në vitin 2008, në 41% në vitin 2025, ndërsa investimet e huaja direkte kanë mbetur në nivele të larta.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami pret nxënësit e shkollës “Andreja Saveski – Kikish”, uron dy talentet për sukseset e tyre
Next Article Hasnije Ilazi pritet ta zëvendësojë Martin Berishajn si ambasadore në Kroaci

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?