By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI apo VLEN po ndërton Gjimnazin e Kumanovës?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > BDI apo VLEN po ndërton Gjimnazin e Kumanovës?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

BDI apo VLEN po ndërton Gjimnazin e Kumanovës?

admin
Last updated: 16/01/2025 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 janar – Shkolla e mesme Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë po bëhet realitet, e kjo krejt pas një periudhe të gjatë kohore. Ndërtimi i kësaj shkolle kishte ngelur në duar të fatit, luhej sikurse me top faji hidhej herë komunës e herë Ministrisë së Arsimit. Me çka nxënësit shqiptarë nuk do të ndjehen të diskriminuar por do të mësojnë në një objekt të ri me të gjitha kushtet e nevojshme. Edhe pse në lokacion jo aq të përshtatshëm për nxënësit sepse bëhet fjalë për periferi të qytetit, pra për dallim prej gjimnazit ku mësojnë nxënësit maqedonas që është pothuajse në qendër të qytetit. Por, sidoqoftë mirë që po ndërtohet e mirë që nxënësit shqiptarë po largohen nga objekti që veç shkollë nuk ishte, shkruan Zhurnal.

Objekti po ndërtohet ndërkaq partitë politike po luftojnë për merita –

Zv.kryeministri, Arben Fetai, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot Qeveria miratoi programin vjetor për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave për vitin 2025. Me këtë, Kumanova po bëhet me një godinë të re dhe moderne për Gjimnazin Sami Frashëri, për të ndërtimin e së cilës kemi ndarë 118 milionë denarë.

“Jam krenar të njoftoj se për Kumanovën, e lënë në harresë për dy dekada, më në fund po realizohen projekte që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve.
Sot, Qeveria miratoi programin vjetor për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave për vitin 2025. Me këtë, Kumanova po bëhet me një godinë të re dhe moderne për Gjimnazin Sami Frashëri, për të ndërtimin e së cilës kemi ndarë 118 milionë denarë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Fetai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i BDI-së nga dega e Kumanovës të cilët e kanë cilësuar si deklaratë mashtruese atë zëvendëskryeministrit Arben Fetai lidhur me ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri.

“Realizimi i kontratës për ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri ka filluar qysh nga qeverisja e BDI-së dhe se shumë është afër finalizimit të punimeve. Por, e kuptojmë zv/kryeministrin Fetai i cili në pamundësi për të realizuar ndonjë projekt për Kumanovën, lavdërohet me të arriturat e BDI-së”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Por kujt në të vërtetë i takojnë meritat për këtë të arritur –

Meritat më të mëdha i takojnë qytetarëve të Kumanovës, prindërve e nxënësve, që kanë pasur durimin e mjaftueshëm për të pritur me dekada ndërtimin e një objekti për të vijuar mësimet. Pra, nuk kanë kërkuar pishina apo kënde rekracioni por vetëm objekt ku duhet të mësojnë.

E kjo kërkese u bë historike e absurde për aq kohë sa prolongohej realizimi i këtij projekti shumë të nevojshëm për banorët e këtij qytetari. Pra, në radhë të parë meritat u takojnë vetëm qytetarëve që kurrë nuk u dorëzuan së kërkuari atë që e meritojnë dhe kanë nevojë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kur flasim për meritat e koalicionit VLEN për realizimin e këtij projekti shumë vjeçar, duhet doemos të flasim e shkruajmë të vërtetën reale. Sepse, një projekt aq madhor nuk mund të arrij në fazën përfundimtare për kaq shkurt kohë sa VLEN është në qeveri. Pra, gurthemelet e këtij objekti janë vendosur akoma pa u rehabilituar VLEN në qeveri.

Megjithatë, është moment i mirë për ta shfrytëzuar VLEN për PR e tyre për të reflektuar se kanë bërë atë që nuk e bëri me vite të tëra BDI-ja. Prandaj, vetëm shfrytëzimi i momentit nuk e ndryshon dot realitetin apo të vërtetën faktike.

BDI-ja opozitare vonë është zgjuar nga gjumi derisa kishin fjetur me dekada të tëra në pushtet, kërkesat e shqiptarëve ishin absurde të pa realizueshme. Madje, shiheshin se si talleshin me qytetarët një projekt shfrytëzonin për dy e më shumë palë zgjedhjesh.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pra, në një fushatë e premtonin, në fushatën tjetër e fillonin, me shpresë që fushatën e radhës ta prenë shiritin e kuq. Por, kësaj radhe i doli huq nëse për dy dekada pushtet nuk arritën dot ta fillojnë e mbarojnë ndërtimin e një shkolle me çfarë kredibiliteti tani krekosen se ky projekt është mërit e tyre.

Në fakt, pikërisht ky projekt është vulë e dështimit të tyre që edhe në vitin 2025 akoma flitet për shkolla, rrugë e ujë të pijshëm, për kushte elementare bazike në mesjetë. Prandaj, BDI janë të fundit që tani nga opozita do duhet e të flasin për projektet e tyre të filluara, fundi i të cilëve nuk dihej. Megjithatë, mirë që ka ardhur ky moment që dy blloqet shqiptare të luftojnë për merita, urojmë që kështu të vazhdojnë sepse në prapavijë do të kemi sa më shumë rezultate konkrete e projekte të nevojshme. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjendet pa jetë një nxënës pranë shkollës në Gjirokastër
Next Article DAP: Ulje tatimore tek tatimi i të ardhurave personale dhe tatimi i fitimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?