Shkup, 19 mars – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe kryetari i Këvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd sot nënshkruan marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare “Fronti evropian”.
Pas nënshkrimit të koalicionit lideri i BDI-së, Ali Ahmeti porositi sse çdoherë kanë ëndërruar se i shqiptarët të jenë të bashkuar në një front.
“Përse në vitin 2024 duhet të ndërtohet ky front? Përse unë dhe Skender Rexhepi duhet të vendosim? Ky bashkim i shqiptarëve në vend është sepse gjërat në politkkën globale po hapërojnë keq, Nuk kemi asgjë kundër partive politike. le të jetojnë, por nuk kanë kapacitet të përballen me të gjitha këto ngjarje që po ndodhin rreth nesh dhe më larg nesh në Evropë dhe Lindjen e Afërt. Dhe prandaj ky shtet, ky bashkim është më tepër që të mbështetet. Jo vetëm bashkësia shqiptare, por edhe bashskësia turke, bashkësia boshnjake, rome, sepse ky front me të vërtetë do t’u dalë në ndihmë me të gjitha kapacitetet”, porositi Ahmeti.
Sipas Ahmetit, është e domosdoshme të gjithë unanimisht tÇi mbështesim këto tentime sepse shqiptarët historikisht kanë humbur kur nuk kanë qenë të bashkuar.

Trualli shqiptar është copëtuar, prandaj prej sot e tutje jemi një trup dhe një popull. T’i realizojmë ëndrrat tona, para së gjithash, t’i përforcojmë pozitat tona të mo biem në kurth të partive të vogla, por ta shohim misionin tonë historik, më 24 prill ta mbështesim kandidatin tonë për president, Bujar Osmani dhe si një trup të vazhdojmë më 8 maj të vuloset ajo – të fitojë Frointi evroipian, porositi Ahmeti.
Përsëriti e po bëjnë tentime maksimale ëq vendi ynë të hapërojë drejt BE-së sepse është alternativa dhe mënyra e vetme që të ndalen njerëzit të ikin. Kjo, porositi Ahmeti, mund të parandalohet vetëm me anëtarësimin e shtetit në BE.
“Jo rastësisht ne jemi dakorduar edhe me Skender Rexhepin, Po për Evropë, Jo për Rusi! Rusia nuk është kafshatë që duhet nënçmuar, sepse ajo ka hyrë në vendin tonë, ka themeluar parti në vendin tonë, ka themeluar mediume në vendin tonë, ka themeluar militantë në vendin tonë që duan ta thyejn rrugën tonë të përcaktuar fortë, se ne duam një Ballkan të paqtë dhe ne duam një vend tonin të paqtë, dhe të aderuar siç jemi në NATO dhe në BE. Prandaj ju thërras si vëllau vëllaun për mobilizim të tërrë, më 24 prill kemi zgjedhje referendurm a do ecim përpara apo do ngecim në vendnumëro. Më 8 maj vendoset gjithashtu përsëritje e këtij referendumi a do ecim përpara apo do ngecim në vendnumëro”, theksoi Ahmeti.
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd porositi e sot është ditë hitorike kur hapet kapitulli “Frnti evropian”, që, siç theksooi, do të mbahet mend gjatë në historinë tonë.

“Ky front do tl jetë bartës i ndryshimeve, i përmirësimit të standardit jetësor. Ky front ëhtë fillimi, një nismë e cila do të jetë e mirë dhe do të dëshmojë se ne qëllimet tona i kemi në punë dhe me vepra afatgjata”, deklaroi Rexhepi.
Fronti evropian, nënvizoi Rexhepi, është i përbërë nga dy subjekte politike BDI – e cila është më se 20 vite në skenën politkke dhe tërë kohën është pjesë e qeverisë dhe një subjekt tjetër politike, që në të vërtetë duket i vogël dhe është i fundit në skenën politike – Lëvizja Populli.
“Por, ju premtoj se Lëvizja Populli do të jetë gjëja më e madhe në të ardhmen politike, sepse ndryshimin e bëjnë ata të cilët janë në vendin e vërtetë dhe në kohën e vërtetë dhe me program zgjehdor të vërtetë”, deklaroi Rexhepi.